Berisha: Shkupi, jo vetëm epiqendër e Dardanisë, epiqendër e kombit dhe e ngjizjes së tij

Shkupi festoi 100 vjetorin e Pavarësis së Shqipërisë
Festa e 100 vjetorit filloi që nga Shkupi, kryeqendra e Dardanisë për të vazhduar në Prishtinë, Vlorë e përfunduar në Tiranë, në këto ditë festive rrugët e këtij qyteti ishin të stërmbushura me manifestues nga vendi dhe mbarë qytetet shqiptare. Më  25 Nëntor 2012 në Shkup u mbajt manifestim qëndror kushtuar 100 vjetorit të Pavarësis së shtetit dhe flamurit shqiptar. Në këtë eviniment morri pjesë edhe udhëheqësi shpirtëror i muslimanëve të Maqedonisë H. Sulejmanef. Rexhepi.
Në këtë manifestim me fjalime të tyre u paraqiten z.Musa Xhaferi, z.Ali Ahmeti, kryeministri i Kosovës HashimThaçi dhe kryeministri Shqiptar, Dr.Sali Berisha.Figura më e lartë dhe më e nderuar e popullit shqiptarë, kryeministri Shqiptarë, Dr. Sali Berisha në fjalën e tij të rastit përshëndeti të pranishmit në veçanti liderin shpirtëror të myslimanëve të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi duke u nisur nga ajo se Ulematë gjithnjë kanë qenë pjesë e pa ndarë e hartimit dhe realizimit të projektit për shpalljen e pavarësis së shtetit dhe flamurit shqiptarë.
1. 100 vjetori
Ai me plot emocione dhe ngazëllim, iu është drejtuar nga Shkupi mbarë shqiptarëve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke folur për sakrificën e shqiptarëve ndër shekuj, Berisha ka vlerësuar se shqiptarët janë ndër kombet më të përvuajtura, porse në këtë shekull të ri janë takuar të lirë dhe në paqe. Ai mes tjerash tha:“Sonte jemi këtu për të festuar se bashku 100-vjetorin e Pavarësisë. Festa e kombit nuk mund të fillonte askund më parë se këtu në Shkup. Ndaj dhe sëpari do të përulem me nderimin më të madh, para qytetarëve të këtij qyteti, që në shekuj dhuruan bijtë për kombin në të gjitha trojet etnike. Shkupi, një shekull më pare ishte jo vetëm epiqendër e Dardanisë, epiqendër e kombit dhe e ngjizjes së tij. Ndaj dhe sot, shqiptarët ku do që janë, shprehin mirënjohje të thellë për ju, për baballarët dhe paraardhësit tuaj…”
2. 100 vjetori
Gjithashtu të pranishmive dhe mbarë popullit shqiptar iu drejtua edhe kryeministri i Kosovës HashimThaçi duke thënë: “Jemi në Shkup në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, dhe secili prej ne, sonte, për një moment, të gjitha pa dallim duhet të mendojmë, të kujtojmë se ku ishim para 13 vitesh si shqiptarë: Shqipëria në një tranzicion demokratik, Kosova e pushtuar nga çizmja serbe, shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar rëndë, shqiptarët në Preshevë të diskriminuar edhe më rëndë, shqiptarët në Mal të Zi në përpjekje për t’i gëzuar të drejtat kombëtare… “.
3. 100 vjetori
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njëherit nikoqir i këtij organizimi festiv falënderoi dy kryeministrat atë të Shqipërisë dhe Kosovës, përshëndeti kreun e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe të gjithë pjesëmarrësit duke theksuar se: “Kjo është ngjarje për të përkujtuar ngjarje të mëdha të kombit tonë..”  Me këtë manifestim Shkupi edhe një herë dëshmoi se nuk mund të jet ndryshe ngaVlora, Prishtina dhe Tirana.

Comments are closed.