BEDRI HAMIDI Atdhetar dhe udhëheqës shpirtëror mysliman

BEDRI HAMIDI
Atdhetar dhe udhëheqës shpirtëror mysliman

Së shpejti del nga shtypi monografia BEDRI HAMIDI atdhetar dhe udhëheqës shpirtëror mysliman, i autorëve Dr. Qerim Lita dhe Avni Halimi. Kjo vepër bazohet kryesisht në hulumtimet disamujorëshe në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë dhe në atë të Maqedonisë. Vepra mëton të hedhë dritë mbi figurën e çmueshme të Hafëz Bedriut, kurse po del në dritë falë besimtarit të devotshëm dhe humanistit të mirënjohur Haxhi Gani Arifit!
Haxhi Ganiu në jetën e vet gjithnjë ka qenë mik i madh dhe dashamirë i shumë hoxhallarëve. Një prej miqve më të ngushtë dhe më të sinqertë të tij ka qenë edhe Hafëz Bedri ef. Hamidi, njëri prej figurave markante të kombit tonë si dhe njëri prej udhëheqësve të Bashkësisë Islame në RM në periudhën e rëndë totalitariste.
Haxhi Gani Arifi, edhe sot e kësaj dite flet me pietet për këtë figurë fetare e kombëtare, flet me mburrje për miqësinë e tyre mbi njëzetvjeçare. Gjithnjë e ka pasur peng zbardhjen e personalitetit të Hafëz Bedriut, ndaj dhe, së bashku me mikun e vet të ngushtë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin, kanë inicuar gjurmimin, hulumtimin, publikimin e figurës së Hafëz Bedri Hamidit, botimin e një monografie për këtë personalitet aq kompleks që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimet fetare dhe kombëtare ndër ne dhe më gjërë.
Këtë kontribut financiar Haxhi Ganiut Zoti ia bëftë dritë! Amin!
Dossier bedri hamtit3

Comments are closed.