Bashkësia Fetare Islame mirëpret bashkatdhetarët në pikën kufitare Tabanoc

Bashkësia Fetare Islame mirëpret bashkatdhetarët në pikën kufitare Tabanoc
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së nëpërmjet një aksioni modest në pikën kufitare Tabanoc ka mirëpritur bashkëatdhetarët tanë të cilët këto ditë vijnë për pushime në vendlindje. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti siç ka bërë me dije Fejzulla Sadiki, drejtor i sektorit fetaro – arsimor në BFI, është të shprehurit e mirëseardhjes së ngrohtë në vendlindje për vëllezërit tanë. Në aksion janë përfshirë nxënësit dhe nxënëset e SHMI Medreseja “ISA BEU” të cilët kanë shpërndarë ujë të ftohtë për të gjithë udhëtarët.
Po gëzohemi shumë kur i shohim bashkëatdhetarët që po kthehen për pushime në vendlindje. Bashkatdhetarët i japin gjallëri verës dhe janë mbështetësit kryesor të vendit tonë, ndaj nëpërmjet këtij aksioni duam vetëm ti falemenderojmë për gjithë atë kontribut, tha Fehmi Ebibi, drejtor i vakëfeve pranë BFI.
Mërgimtarët e kanë vlerësuar këtë aksion të BFI dhe shprehen të gëzuar që vijnë në vendlindje. Kësaj rradhe kanë fjalë miradie edhe për autoritetet doganore që kanë mundësuar kalimin në kufi pa shumë vonesa.
Aktiviteti është paraparë të realizohet edhe në ditët në vazhdim, respektivisht më 15 dhe 16 korrik 2023.

Comments are closed.