BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV ORGANIZOI PANEL SHKENCORË ME TEMË:” BULLIZMI, FORMAT, PASOJAT DHE PREVENTIVA”

Bashkësia Fetare Islame e RMV organizoi panel shkencorë me temë: “Bullizmi, format, pasojat dhe preventiva”.

Më datë 04. janar 2024 në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup nën patronazhin e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u realizua panel shkencorë mbi bullizmin, një dukuri negative e cila po shqetëson mbarë shoqërinë e në veçanti paraqet një rrezik për fëmijët. Qëllimi i këtij paneli ishte njohja me këtë problematik dhe sensibilizimi i opinionit si dhe u paraqitën masa për të shmangur apo parandaluar këtë dukuri nga panelistët të cilët ishin ekspert të fushave të tyre.

Në fillim të këtij paneli fjalë përshëndetëse pati Reisul Ulema ku çmoi lartë iniciativën e sektorit për shkencë dhe kulturë për organizimin e këtyre paneleve me qëllim të vetëdijësimit të opinionit mbi këto fenomene. Gjithashtu fjalë përshëndetëse pati edhe Myftiu i BIK Mr. Naim ef. Tërnava i cili poashtu uroi BFI- në për këtë organizim. Fjalë përshëndetëse pati edhe drejtori i medresesë.

Ligjërues të këtij paneli ishin: Prof. Dr. Ali Pajaziti – sociolog, Msc. Edlira Destani – Psikologe Klinike, Mr. Jakup Çunaku – Teolog dhe Prof. Dr. Muaz Agushi – Teolog. Ligjëruesit prezantuan kumtesat e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe në fund të programit BFI kishte organizuar në koktej për mysafirët.

Comments are closed.