Bashkëpunimi SHBA – Bota Islam imperative i përhershëm

[:al]Ka përfunduar konferenca ndërkombëtare që këto ditë u mbajt në New York, nën organizimin e Rabita Alemu Islamije me noton “Vijëmësia e lidhjeve midis SHBA-ve dhe Botës Islame”. Në këtë konferencë ndërkombëtare, në mesin e më shumë se 450 personaliteteve botërore nga 56 shtete, mori pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, dr. Qani ef. Nesimi dhe nga prof. Abaz ef. Jahja.
Konferencën e hapi Kryetari i Rabitas, Ekselenca e Tij dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isai, i cili që në fillim të pranishmëve u foli mbi rëndësinë dhe peshën që i jep feja islame paqes dhe mëshirës. Më tej, kryetari i Rabitas ka folur edhe mbi përpjekjet dhe interesimin e parreshtur të botës islame për zhvillim të dijalogut me botën, për shtrirjen e urave anekënd botës për një bashkëjetesë dhe bashkëpunim me të gjithë civilizimet dhe kulturat me qëllim të kalitjes së vlerave të mirëfillta njerëzore si dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për eliminim të të gjitha urrejtjeve, ekstremizmave dhe luftërave. Më pastaj ka folur edhe mbi Samitin Amerikano-Islamik të mbajtur më 21 maj të vitit 2017 në të cilën me theks të veçantë është folur mbi ndikimin global që kontribuoi në promovimin e dialogut civilizues në mes të dy palëve.
Të pranishmit, pa përjashtim, kanë përshëndetur planet e një bashkëpunimi civilizues në mes të botës islame dhe SHBA-ve, duke e vlerësuar lartë themelimin e Qendrës botërore “Urtësia” për luftimin e të gjitha ekstremizmave, punën e të cilës e përurori Kujdestari i dy Haremeve, Ekselenca e Tij, Mbreti Selman Bin Abdulaziz Alu Saudi në prani të Kryetarit amerikan, Donald Tramp, edhe atë pikërisht në Samitin Amerikano-Islam mbajtur në Rijad.
Të theksojmë se, në këtë Konferencë ndërkombëtare u shtjelluan një sërë temash mjaft të rëndësishme. U fol mbi kontributin civilizues të SHBA-së dhe botës islame, mbi përpjekjet e këtyre dy palëve. Në fokus të veçantë ishte edhe tema që trajtonte integrimin e myslimanëve në SHBA. Një temë mjaft me interes ishte edhe ajo që tajtonte drejtimet dhe angazhimet intelektuale për të drejtat dhe liritë fetare. Po ashtu u diskutua edhe mbi peshën e komunikimit amerikan me botën islame dhe anasjelltas.
Nga këto dhe nga shumë tema të tjera, pjesëmarrësit kanë ardhur në përfundim se bota islame, pjesëtarët e saj, gjithnjë kanë qenë dhe janë angazhuar që të jenë sa më të hapur ndaj civilizimeve të tjera, me qëllim që të përfshihen në të gjitha iniciativat dhe angazhimet civilizuese për paqe anemabn botës. Po ashtu, muslimanët sot janë shumë të hapur dhe kontribues humanë në fushën e ekonomisë, mendimit, kulturës, dijes etj. të cilat ndikojnë në lumturimin e mbarë njerëzimit. Edhe një herë fuqishëm është nënvizuar fakti që Islami është fe e mëshirës për të gjithë njerëzit, pa dallime fetare, racore, gjinore, etnike, kulturore etj. Diversiteti fetar e kulturor në mes të njerëzve janë vlera që e pasurojnë jetën e njerëzve dhe që ndihmojnë në përparim të gjithëmbarshëm.
Nga kjo Konferencë, veç të tjerash doli edhe apeli që fton në bashkëpunim të botës myslimane me universitetet, organizatat dhe asociacionet amerikane me qëllim të realizimit të programeve të përbashkëta synimi i të cilëve është realizimi i një dialogu pozitiv në mes të civilizimit amerikan dhe atij islam, duke i pasur parasysh gjithnjë interest e përbashkëta si dhe duke i trajtuar të gjitha problemet bashkëkohire të shoqërive përkatëse.
Për fund të theksojmë se, në këtë Konferencë ndërkombëtare, Reisi, H. Sulejman ef. Rexhepi ka realizuar shumë takime, ndërsa vlenë të nënvizohet sidomos takimi i tij me imain e Dy Haremeve, Dr. Abdurrahman Sudejsi, si dhe takimi me Kryetarin e Rabitas, Dr. Muhamed ibni Abdulkerim el Isa.
[maxgallery id=”7223″][:]

Comments are closed.