Bashkëpunimi mes BFI dhe Turqisë nuk do të mungoj

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua takim pune mes Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadorit turk në Shkup, z. Gurol Sokmensuer.
Takimi u bë me kërkesë të z. Sokmensuer,  me të cilën përfaqësi diplomatike BFI gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të fort institucional. Amabsada e Turqis në Shkup në vazhdimësi bashkëpunon dhe realizon projekte me BFI që kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi. Ai
u njoftua me aktivitetet e fundit të BFI-së si dhe projekt-planet e së ardhmes në sferën e fesë dhe kulturës islame.
dsc03419
Reis ul Ulema theksoi se BFI e ka vasijet që të kultivoj dhe ruaj kulturën dhe trashigimin historike islame të ndërtuar gjatë perandoris Osmane, dhe se të njejtën do të mbrojm me gjitha mjetet e mundshme nëse ajo atakohet.  Kërkesa e Reis Ulemasë vazhdon të jetë e asaj natyre që edhe më tej Qeveria dhe institucionet Turke të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha sferat në veçanti për ruajtjen e vlerave kulturore osmane në vendin tonë.
Ambasadori, z. Sokmensuer,  falënderoi Reis ul Ulemanë për mikëpritjen dhe njëherit vërtetoi se ndihma e qeverisë dhe institucioneve relevante Turke do të jenë në shërbim të BFI-së.

Comments are closed.