Banka islame me donacion për riaktivizimin e vakëfit në Maqedoni

 

Me 23.05.2015 në selinë e Bashkësisë fetare islame ka qëndruar Vardon Peku, koordinator i Bankës Islame për zhvillim për rajonin e Ballkanit.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, ai ka zhvilluar një takim me kreun e BFI-së, Reis ul-ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi , më të cilën kanë elaboruar problematikën e vakëfit në Maqedoni dhe nevojat që ka BFI e Maqedonisë për të rikthyer vakëfin e humbur.

Vardon Peku, ka elaboruar qëllimin e vizitës në Maqedoni. Ai ka bërë me dije se është këtu që për së afërmi të njihet me problematikën e vakëfit, mënyrën se si shkon procesi i kthimit të tij, por për të gjetur edhe mënyra bashkëpunimi për lehtësimin e gjithë procesit.

“ Banka Islame është në fazën e elaborimit të një projekti për të riaktivizuar vakëfin e fjetur në shtetet e Ballkanit me sakt në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të zi dhe Bosnjë. Do të shihen mënyra që të sigurohen fonde me qëllimin të digjitalizimit të dokumentacionit të vakëfit, hulumtimit të arhivave për gjetjen e dokumentacionit, përkrahjen dhe nisjen e proceseve gjyqësore për kthimin e tyre dhe më pas finansimin e fisibiliti projekteve për të gjetur mënyrën se si ato vakëfe të sjellim të mira materiale me qëllim të forcimit të institucioneve fetare islame në Ballkan”, theksoi Peku.

Në anen tjetër, kreu i BFI-së, Reis Ul-Ulemaja, ka përshëndetur lart interesimin e Bankës Islame për zhvillimin për kontributin që dëshiron të japë kjo bankë për të riaktivizuar vakëfin.

“Banka Islame është një institucion shumë serioz në ndihmat që I jep për Maqedoninë. Ne veç më disa vite që kemi bashkëpunim të shkëlqyer me këtë institucion islam dhe për të gjitha këto vite kemi pas projekte shumë të rëndësishme. Mbet për tu përmendur, projekti që është në fazën finale të kompletimin të dokumentacioneve për ndërtimin e Qendrës Tregëtare në Gostivar, një project voluminoz që do ti sjellë të mira material zhvillimin dhe përparimit të jetës fetare në Maqedoni. Ne si BFI jemi kategorik, të gjitha ndihmat apo donacionet që na vijnë në mënyrë institucionale janë të mirëseardhura”, theksoi kreu I BFI-së.

IMG_1201 IMG_1202 IMG_1205

Comments are closed.