[:al]Atmosferë festive me rastin e 28 Nëntorit edhe në BFI të RM[:]

[:al]Atmosferë festive që po ndjehet gjithandej shqiptarisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe të Falmurit Kombëtar, u ndje edhe në Bashkësinë Fetare Islame në RM. Me këtë rast, paralelja e vajzave pranë Medresesë Isa Beu në Shkup, kishin vendosur që, simbolikisht të veshura gjithë kuq e zi, ta vizitojnë Reisul Ulemanë dhe t’ia urojnë Festën Kombëtare, me dëshirë që këtë Datë ta presim e ta festojmë sa më gjatë ndër vite. Gjithësesi që ky gjest i nxënëseve të Medresesë ishte një suprizë mjaft emocionale për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili u foli për peshën historike të kësaj ngjarje si dhe për rolin e ulemasë sonë, të hoxhallarëve tanë, në angazhimin dhe përfshirjen e tyre nëpër të gjitha proceset jetike për fenë dhe kombin tonë. Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi me theks tyë veçantë përkujtoi kontributon dhe rolin e pamohueshëm të Haxhi Vebi Dibrës që e pati para, gjatë dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast, Reisul Ulema përkujtoi se, bartës të proceseve kombëtare e fetare mund të jenë vetëm njerëzit e urtë, të pajisur me dituri dhe me ndjenja të fuqishme fetare e patriotike. Prandaj, siç nënvizoi efendi Rexhepi, shkollimi, leximi, ngritja jonë intelektuale është shumë jetike për popullin tonë, sepse, në rrugëtimin e sendërtimit të idealeve tona kombëtare e fetare duhet të kalojmë nëpër shumë procese. Përkujtimi i ngjarjeve, i datave dhe i proceseve merr kuptim vetëm kur t’ua dimë rëndësinë si dhe kur shpirtërisht dhe intelektualisht jemi të gatshëm që të eliminojmë çdo pengesë drejt idealit tonë i cili gurthemel i ka pikërisht këto ngjarje, data e personalitete që i përkujtojmë gjithnjë, ka përfunduar Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, duke përcjellë edhe një herë mesazhin se, pa shkollim, pa lexim dhe pa urtësi nuk mund të kemi shoqëri të shëndoshë.

[maxgallery id=”10507″][:]

Comments are closed.