Asgjë nuk mund të vë në pikëpyetje miqësinë e përhershme dhe të sinqertë shqiptaro-amerikane

Asgjë nuk mund të vë në pikëpyetje miqësinë e përhershme dhe të sinqertë shqiptaro-amerikane

Asgjë nuk mund ta lëkundë miqësinë dhe aleancën Shqiptaro – Amerikane në Ballkan. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedon inë e Veriut, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi gjatë një prononcimi për gazetën Koha në Shkup, pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme. Ai i ka bërë thirrje popullatës muslimane në RMV por edhe në rajon që të jenë më të vëmendshëm dhe mos bien pre e dezinformatave si dhe të dinë ta ndajnë miqësinë nga manipulimi. Prononcimi në vazhdim flet qartë për pozicionet e Institucionit Fetar Islam në RMV dhe i njeriut të parë të këtij Institucioni.
“Konflikti Iran-ShBA nuk mund të vë në pikëpyetje miqësinë e përhershme dhe të sinqertë shqiptaro-amerikane. Ne jemi aleat te pa luhatshëm me SHBA-të, për shkak të historisë, por edhe për shkak të aktualitetit. Implikimi i njerëzve tanë në këtë konflikt dhe aq më tepër animi nga regjimi i Teheranit, është i pamundur edhe për faktin se shumica dërmuese e shqiptarëve myslimanë i takojnë drejtimit Sunit, edhe përkundër joshjeve eventuale materiale-financiare që mund të vijnë nga regjimet e tilla. Shqiptarët myslimanë duhet të binden se kauza e shenjtë e tyre kombëtare është e lidhur ngushtë me aleancat Perëndimore, kurse miqësia me SHBA nuk guxon të cenohet me kurrfarë çmimi.
Ne si institucion më i lartë fetar në Maqedoninë e Veriut u bëjmë apel të gjithë vëllezërve e motrave myslimane që të dinë ta ndajnë miqësinë nga manipulimi, sepse vitet e fundit kemi qenë dëshmitar të shumë aventurave që nën petkun fetar i kanë bërë dëm më së shumti Islamit. Kontributi më i madh i yni si mysliman është të jemi në shërbim të objektivave tona për një progres të përgjithshëm dhe mirëkuptim në mes të njerëzve, pa dallim etnie e feje. Kriza në Lindjen e Mesme duhet të zgjidhet me dialog, kurse përdorimi i armëve duhet të jetë mjeti i fundit i arritjes së synimeve përfundimtare”.
Shërbimi për Informim i BFI
(Koha.mk)

Comments are closed.