ARTISTI I MADH Z. DURSUN ALI ERZINXHANLI VIZITOI REISUL ULEMANË

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 07.06.2021, në selinë e Rijasetit të BFI, priti Artistin e mirënjohur turk, z. Dursun Ali Erzinxhanli, artist dhe recitues i shquar i poezive për më të dashurin e Allahut Fuqiplotë, Muhamedit a.s., i cili gjatë vizitës, i dëshiroi shëndet e shumë sukses Reisul Ulemasë në udhëheqjen me Institucionin fetar Islam.
Nga ana e tij, Reisul Ulemaja e vlerësoi lartë punën dhe veprimtarinë e z. Erzinxhanli dhe e falënderoi artistin e madh për kohën dhe respektin e treguar si dhe për interesimin që ta vizitojë Bashkësinë Fetare Islame, e me këtë rast i dhuroi edhe një mirënjohje në emër të BFI të RMV.

Comments are closed.