Apelacioni hedh poshtë ankesën e Muhamed Zeqirit, BFI kishte të drejtë

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Muhamed Zeqirit pasi një kohë më parë Gjykata Themelore e Shkupit e shpalli fajtorë se ka shpifur mbi kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Sulejman Ef. Rexhepi. Këtij të fundit,  tani Zeqiri duhet ti paguaj shpërblim prej 29 milion denarë plus edhe harxhimet gjyqësore dhe ato të ankesës prej 24 mijë denarë.
Presidentja e Apelacionit Zuica Shopova, ka hedhur poshtë ankesën e Muhamed Zeqirit si të pa bazë sepse siç thoët Zuica, aktvendimi gjyqësore ku Zeqiri shpallet fajtorë ka qenë i drejtë, i bazuar në fakte dhe argumente ashti siç e kërkon ligji për procedurë civile.
Ndryshe sipas Apelacionit, gjatë gjithë kohës së ankesës Zeqiri ka qenë konfuz në deklaratat e tij dhe në asnjë moment nuk mund të kuptojnë se  raportet e lajmeve të emituar në eterin e Alsat-M, kanë qenë apo jo të emituara, asnjëherë Zeqiri nuk ka paraqitur datë se kur ato janë emituar , a ka qenë i emituar ndonjëherë informacioni ku publikohet shpifje mbi kreun e BFI-së apo thjesht kanë qenë vetëm e vetëm të lançuara në web faqen e Alsat-M.
Ndryshe në një edicion të lajmeve të 29.11.2008, Muhamed Zeqiri në cilësinë e kryeradaktorit të lajmeve emiton një informacion me titull “Kontrollë policore në banesën e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi në lagjen Porta Vllae në Shkup” në të cilin raport janë dhënë shumë shpifje dhe të pavërteta rreth punës dhe aktivitetit të kreurt të BFI-së me të cilin raport rëndë fyhet  autoriteti i vetë Reis Ul Ulema Sulejman Rexhepi.
Sipas BFI-së, ajo që gjykata shpalli fajtorë kryeredaktorin e Alsat-M, edhe një herë tregon se BFI-ja pa të drejtë ka qenë qendër e akuzave të pabaza dhe të dëmshme të cilat kanë pas për qëllim të dëmtojnë punën dhe aktivitetin e kreut të BFI-së.
sudd

Comments are closed.