Apel

Në kuadër të marrëveshjes së re politike në mes të katër partive më të mëdha në vend, është edhe pika e veçantë që ka të bëjë me kontrollimin dhe pastrimin e listës zgjedhore. Ky proces u përmbyll dhe si rezultat i kësaj ka dalur edhe lista përcjellëse me mbi 39 mij votues të diskutueshëm. Nga qytetarët e Maqedonisë kërkohet që të gjithë t’i verifikojnë këto lista zgjedhore dhe, në rastë se nuk e gjejnë emrin e tyre nëpër lista, të intervenohet deri te njësitë përkatëse apo te vetë Komisioni Zgjedhor Shtetëror për t’u radhitur në listën e plotë të votuesve legjitimë të shtetit tonë.

Së këndejmi, duke e ditur dhe duke e kuptuar si shumë të rëndësishme çdo votë, Bashkësia Fetare Islame në vend apelon deri te të gjithë pjesëtarët e vet myslimanë, pa dallim përkatësisë etnike si dhe bindjeve politike, t’i verifikojnë emrat e tyre në listën kontestuese dhe, të bëjnë ç’mos që të përfshihen në listën e rregullt të votuesve të vendit. Sepse, çdo votë e myslimanëve të vendit nënkupton pozitë më të mirë politike, nënkupton ngritje më të favorshme të jetës shoqërore por edhe fetare.

Prandaj edhe si Institucion i vetëm fetar islam në vend, që përkujdeset për jetën fetare të myslimanëve të Maqedonisë, apelojmë te të gjithë imamët e vendit që, në ditën e xhuma, hutben t’ia dedikojnë pikërisht këtij problemi dhe, të gjithë të apelojnë te xhematet e veta që t’i shfrytëzojnë edhe pak këto ditë të mbetura për t’i verifikuar emrat e tyre në listat zgjedhore dhe të intervenojnë që të përfshihen te lista e përgjithshme zgjedhore. Fundja, ky është edhe një detyrim qytetar, është nje reflektim dhe vetëdijësim për një jetë më të lakmueshme politike e fetare.
bfi

Comments are closed.