APEL DREJTUAR NËPUNËSAVE FETARË DHE XHEMATIT NË PËRGJITHËSI

APEL DREJTUAR NËPUNËSAVE FETARË
DHE XHEMATIT NË PËRGJITHËSI

– Të thirret SALAT për të paralajmruar faljen e namazit të Fitë Bajramit

Bashkësia Fetare Islame në RMV edhe njëherë u bënë apel nëpunësave fetarë dhe xhematit në përgjithësi që me 24 Maj të këtij viti, (e dielë), pra ditën e Fitër Bajramit, me përpikëshmëri t`i përmbahen Protokolit, respektivisht masave për faljen e namazit të Fitër Bajramit, të përgatitura nga Rijaseti i BFI-së në RMV, e që ditë më parë u bënë publike për opinion. Kjo, me qëllim që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve nga pandemia Kovid 19, e cila ende është prezente në vendin tonë dhe më gjërë.
Ndërkaq, nga muezinat e xhamive kërkohet që atë ditë, pesëmbëdhjet 15 minuta para faljes të namazit të Fitër Bajramit, përmes minareve të thirrin Salat, për të lamëruar hyrjen e kohës për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Me këtë rast lusim Allahun xh.sh. që të gjithë besimtarëve islamë t`ua pranojë ibadetet e bëra gjatë muajt Ramazan dhe për ta t`i shpërblejë me shpërblimet e Tij ta pakufishme. Dhashtë i Madhi Zot që t`i përjetojmë edhe shumë ramazane tjera.
Të ndiqen masat e më poshtëm👇

Comments are closed.