Anëtarët e GESAB Academy of Science – Austria, vizitojnë BFI-nëKreu i Bashkësisë Fetare

Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shoqërimin e Shefit të Kabineti dhe njëherit Përgjegjës për Diasporë, Dr. Selver ef. Xhemaili, të premten më 16.10.2020, pritën në një takim pune anëtarët e GESAB Academy of Science – Austria, në përbërje prej z. Shaban Jashar dhe z. Mesut Koxha.
Fillimisht Kreu i BFI u dëshiroi mirëseardhje në institucionin më te vjetër në vend, atë të Bashkësisë Fetare Islame e më pas i njoftoi me një paraqitje të shkurtër mbi funksionimin e BFI dhe institucioneve edukativo-arsimore që janë nën ombrellën e BFI.
Edhe mysafirët e nderuar i uruan H. Hfz. Shaqir Efendi Fetait postin e ri në udhëheqjen e BFI dhe i dëshiruan suksese dhe punë të mbarë në të ardhmen.
Më pas të dyja palët diskutuan më thellësisht mbi mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët mes GESAB Academy of Science dhe BFI gjegjësisht Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në sferën e edukimit, arsimimit dhe studimit.

Comments are closed.