[:al]Ambasada e Turqisë në Shkup, nën përkujdesin e ambsadores Tulin Erkal Kara, ka organizuar një pritje për nderë të 94 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.
Në fillim të ceremonisë, Ambasadorja Kara, para të pranishmëve ka lexuar lexuan mesazhin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me rastin 29 Tetorit, Festës së Republikës.
“Republika e Turqisë është rezultat i ngritjes, i lindjes përsëri nga hiri i një kombi fisnik që në shekuj ishte i gatshëm të vetëflijohej për të mos humbur lirinë dhe nderin e tij. Kombi turk, më 29 tetor 1923, me gjakun dhe shpirtin e tij i shpalli botës, se nuk do të lejonte që ajo të prangoste vullnetin e tij dhe askush nuk do të mund të vendoste për fatin e tij. Qëndresa e lavdishme e kombit tonë përballe tradhtisë së 15 korrikut, me 250 dëshmorë dhe 2193 të plagosur, është shprehje e kësaj fryme. Atë natë, i gjithë kombi ynë, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, u dolën për zot vlerave dhe vullnetit të tyre, arritjeve të Republikës. Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij kombi bujar dhe hero që pavarësinë e ka pjesë të karakterit të tij”, thuhet në mesazhin e presidentit të Turqisë, për të vazhduar: “Ne nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që banda kriminale si DEASH, PKK, PYD/YPG dhe FETO të na largojnë nga objektivat tona. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt objektivave 2023. Ne do t’i arrijmë objektivat tona falë mbështetjes së miqve dhe vëllezërve tanë dhe falë unitetit dhe solidaritetit të kombit tonë të shtrenjtë.”
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Shkup, mori pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me myftinjë e bashkëpunëtorë të vet.
[maxgallery id=”7523″][:]
Comments are closed.