Ambasadorja Schurman në BFI

Më 26.03.2012 në selinë e BFI-së, me kërkesën e saj, u realizua një takim mes Reis-ul-Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadores së Holandës në Shkup, Marriet Schurman.
Kreu i BFI paraqiti ‘letërnjoftimin’ e institucionit të BFI dhe formën apo infrastrukturën e organizimit të BFI, duke filluar nga Këshilli i Xhamisë e deri te Kuvendi i BFI-së,  realitetin e enteve e të institucioneve edukativo-arsimore, fondacioneve etj., të cilat veprojnë në kuadër të BFI, e sidomos të OH ‘Hilal’. Ai thaqë BFI është servis i mirëfilltë për të gjithë muslimanët e vendit. Muslimanët e Maqedonisë janë autoktonë dhe jeta fetare islame kultivohet institucionalisht më tepër se 600 vjet. Interpretimi i Islamit bëhet në mënyrë autentike, pa qenë nën ndikimin e askujt nga jashtë.
Jemi institucion multinacional autonom dhe me të gjitha bashkësitë tjera fetare dhe subjekte të ndryshme bashkëpunojmë mbi parimin e respektit reciprok. BFI, tha Reis-ul-Ulejama, dëshiron që shteti të respektojë Kushtetutën e vendit dhe Bashkësitë Fetare t’i shohë dhe t’i trajtojë të barabarta para ligjit. Jemi kundër favorizimit të një bashkësie në disfavor të bashkësive të tjerave fetare. Jemi të pakënaqur me neglizhencën e organeve qeveritare sa i përket kthimit të pronave të BFI. Mendojmë se nuk ka arsye juridike, por krejt kjo bëhet nga barrierat politike. Kërkojmë prej jush dhe prej mbarë faktorit relevant ndërkombëtar, të akredituar në Maqedoni, që pushtetit t’i bëhet presion përkthimin e pronave. Sepse, tha ef.Rexhepi, vazhdon zullumi i vjetër mbi Bashkësinë Islame.
Nga ana tjetër, znj. Schurman falënderoi Reis-ul-Ulemanë për takimin e realizuar. Ajo tregoi realitetin dhe pozicionin e bashkësive fetare në Holandë, duke u zotuar që në takimet e saj me faktorin e brendshëm relevant do të bisedojë dhe do të insistojë që të vijnë në shprehje veprimi juridik në Maqedoni dhe të mos dëmtohet askush, sidomos diskriminimi të mos ketë vend në këtë shtet multietnik dhe multikonfesional, ngase vetëm këtë perspektivë ka ai.

Comments are closed.