[:al]Sot, në zyret e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Shkup, Znj. Tulin Erkan Kara. Që në fillim Reisul Ulema efendi Rexhepi falënderoi Ambasadoren për këtë vizitë duke e vlerësuar si një vazhdimësi të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të BFI-së, Ambasadës turke në vend por edhe me Institucionet e ndryshme nacionale turke. Më pas, Kryetari i BFI-së e ka njohtuar Ambasdadoren turke me aktivitetet, me suksese dhe me sfidat e ndryshme të BFI-së, ndërkohë që ka falënderuar për kontributin e dhënë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit të Turqisë si dhe nga ana e TIKA-s.
Ambasadorja turke ka ngelur e kënaqur nga fjalët e Reisul Ulemasë si dhe ka garantuar në kontinuitetin e më tejmë si dhe në intensifikim të bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe Institucioneve përkatëse turke. Gjithashtu ka uruar edhe në përforëcimin e bashkëpunimit në mes të Institucionit të vetëm fetar islam në vend dhe Ambasadës Turke në Shkup.
[maxgallery id=”5739″][:]
Comments are closed.