Ambasadorja e Egjiptit vizitoi BFI-në

Ambasadorja e Egjiptit vizitoi BFI-në
ambasada-e-egjiptit
17 Nëntor Shkup – Kryetari i Bashkësisë Fetare, ekselenca e tij Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të enjten pasdite u vizitua nga ambasadorja e Egjiptit, me seli në Sofje, zonja Manal Jehia Shinavi, e cila u prit në ambijentet e Rijasetit të BFI.
Gjatë këtij takimi u bisedua për modalitetet dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe institucioneve shtetërore të Egjiptit. Me këtë rast Reisul Ulema falënderoi shtetin e Egjiptit i cili gjithnjë ka qenë në përkrahje të muslimanëve të Maqedonisë në drejtim të arsimimit dhe të përgatitjes profesionale të kuadrove të ndryshëm nga radhët e muslimanëve të Maqedonisë. Ambasadorja e Egjiptit, zonja El Shinavi nënvizoi gatishmërinë e institucioneve shtetërore Egjiptase për një thellim të bashkëpunimit sa më të gjerë me vendet e Ballkanit, të Evropës dhe mbarë Botës.
“Duke e ditur insistimin e muslimanëve nga Maqedonia dhe përkushtimin tuaj për t’ju dalë në ndihmë për shkollim sa më të lartë, unë premtoj që në takimin e radhës me eprorët e mi do të kërkoj që problemet me Shkollën e Mesme Islame Medresenë Isa Beu këtë vit do t’i tejkalojmë. Bashkëpunimi ynë në aspekt kulturor, arsimor, fetar e diplomatik duhet të jetë sa më i dendur”, nënvizoi Ambasadorja e Egjiptit.
Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, falënderoi zonjën El Shinavi për vizitën dhe respektin e saj që e shpreh pa rezervë si për BFI-në ashtu edhe për muslimanët e vendit tonë.
“Ne edhe më tej do t’i ruajmë raportet e ngushta, madje edhe do t’i thellojmë me Universitetin Al Az’har. Ministria Egjiptase e Arsimit si dhe institucionet më relevante të këtij shteti, çdo herë na kanë mirëkuptuar për nevojat tona në drejtim të avancimit tonë arsimor”, theksoi ef. Rexhepi.

Comments are closed.