Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja amerikane viziton BFI-në

Ambasadorja amerikane viziton BFI-në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, zonja Kejt M. Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më 22 janar, 2020, Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është takuar me Kryetarin e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka falënderuar Ambasadoren Bërns për vizitën, duke theksuar që institucioni të cilin ai e udhëheq ka qenë i hapur për bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, gjithnjë në interes të qytetarëve tanë dhe të proceseve të lirisë dhe të demokracisë, të integrimit të RMV në NATO e në BE e kështu me radhë.
Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut në mënyrë të veçantë ka folur për proceset gjyqësore, të cilat, është thënë, e rëndojnë BFI-në mu për shkak të paqartësive të tyre dhe të mungesës së vendimeve të prera e të plotfuqishme.
Kryetari i BFI-së Ambasadores Amerikane po ashtu ka folur edhe për kthimin në tërësi të pronave nga denacionalizimi, pastaj nuk i është dhënë toka e premtuar nga udhëheqja shtetërore në Kala të Shkupit, nuk është bërë akreditimi i Medresesë Isa Beu, si dhe financimi i Bashkësive Fetare përmes tatimit fetar – për të cilën BFI i ka dorëzuar Qeverisë modelet e mundshme – ende ka mbetur pa përgjigje etj.
Ambasadorja Bërns falenderoi Reisul Uleman h. Sulejman ef. Rexhepi dhe Bashkësin Fetare Islame për mundësin për të folur rreth lirive fetare.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni