Ambasadori Volers me urata të sinqerta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua uron të gjithë muslimanëve muajin e bekuar të Ramazanit me dëshira që këto ditë të agjërimit të kalojnë sa më lehtë dhe të jenë të mbushura më virtyte të mirë, ashtu siç I ka hije muslimanëve.
Në një telegram urimi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht Ambasadori Pail Volers ia ka dërguar Reis ul Ulemasë janë përcjellë dëshirat më të sinqerta të Presidentit Obama dhe Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, ku mes tjerash thuhet: .I nderuari Reis Rexhepi. Në emrin e Presidentit Obama, Sekretares së Shtetit Klinton dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më lejoni që të përcjell dëshirat më të mira për të gjithë Muslimanët e Maqedonisë me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ramazani është një muaj kur individët apo komunitetet që i takojnë besimit Islam bashkërisht rrezatojnë me agjërim. Njëherit na kujton të gjithë neve, pavarësisht se cilit besim i takojmë, për rëndësinë e humanizmit dhe përkrahjes, respektin për lirinë fetare dhe dinjitetin e gjitha qenieve njerëzore.
Më lejoni që edhe një herë tu përcjelli dëshirat e mia më të mira. Zoti ju bekoftë dhe zoti ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet e Ramazanit”.
urimi-usa

Comments are closed.