Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ambasadori Reka uroi Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 1 Korrik, në një vizitë urimi e priti Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka.
Fillimisht Kryetari i BFI, H. Hfz Shaqir ef. Fetai i cili ishte në shoqërinë e gjithë myftinjve të Muftinive të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, shprehu mirënjohje dhe falënderime ndaj vizitës të Ekselencës së tij z. Reka dhe në një bisedë të ngrohtë e vëllazërore e njoftoi me ndryshimet dhe frymën e re në BFI, e cila parasheh ngritjen e këtij institucioni në piedestalin e merituar. Ndërsa për sa i përket organizimit dhe udhëheqjes së BFI, Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai tha se ky është një amanet që e kemi marrë mbi supe, andaj edhe duhet ta çojmë përpara në mënyrë dinjitoze, ku organizimi serioz dhe sa më i mirë i jetës fetare është obligim për ne. Bashkësia Fetare Islame është Institucioni më i vjetër në vend, me një vazhdimësi rreth 600 vjeçare, andaj edhe meriton përkushtim edhe më të madh nga ana jonë, sepse me organizim të shëndoshë brenda institucionit tonë, ne prezantojmë vlerat e Islamit në vend e veçanërisht në Ballkan dhe në Evropë.
Nga ana tjetër Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, z. Fatos Reka e uroi Reisul Ulemanë për postin e ri dhe i dëshiroi shëndet dhe shumë suksese në drejtimin dhe udhëheqjen e Institucionit fetar islam.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë të vazhdojë edhe në të ardhmen duke krijuar një klimë më të afërt dhe më vëllazërore në procesin e përfitimit të të mirave të përbashkëta e reciproke.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni