Ambasadori Plomp vizitoi BFI-në
Sot, në Bashkësinë Fetare Islame qëndroi për vizitë ambasadori i Holandës në Shkup, zotëri Wouter Plomp, i shoqëruar nga zotëri Wouter Simonis, të cilët u prit nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Takimi ishte tepër i ngrohtë ndërkohë që u diskutua për situatën e përgjithshme në vend e me theks të veçantë për angazhimin e BFI-së si dhe të mbarë faktorëve me relevancë në vend në luftë kundër ekstremizmave dhe lëvizjeve destruktive që bëhen në emër të feve.
Në fund të takimit, nga të dy palët u shpreh dëshira dhe nevoja për takime sa më të shpeshta.
Comments are closed.