Ambasadori Mehmedi vizitoi Reisul Ulemanë

Të martën më 14.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI e priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ebu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe Z. Abdulkadër Mehmedi.
Gjatē kësaj vizite të tij në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe z. Abdulkadër Mehmedi biseduan për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Kuvajtin, Omanin dhe vendet tjera ku ai përfaqëson shtetin tonë në Lindje.
Njëherit Reisul Ulemaja, në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e Tij personal, e falënderoi Ambasadorin Mehmedi për vizitën e tij dhe për asistencën dhe kontributin e dhënë në rrugëtimin e tij diplomatik dhe në sfera tjera.
Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Reisul Ulemanë e shoqëronin Sekretari Gjeneral i BFI-së H. Irsal ef. Jakupi dhe Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi.

Comments are closed.