AMBASADORI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË ZAGREB, PROF. DR. MILAIM FETAI NË VIZITË REIS ULEMASË

Më 2 mars 2021, Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim ekselencën e tij, ambasadorin e ri të RMV në Zagreb, Prof. Dr. Milaim Fetain, të shoqëruar nga z. Harun Ibraimi, Zëvendësdrejtor i radiotelevizionit shtetëror të RMV, dhe z. Seladin Xhezairi, drejtor i TV Klan Maqedoni.

Në takim mysafirët uruan Reis Ulemanë për marrjen e detyrës së re dhe shumë të rëndësishme duke i dëshiruar mbi të gjitha shëndet, mbarësi e suksese në detyrë.

Kryetari i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi me ecurinë e punëve në Rijaset, me theks të veçantë dy projektet e fundit, themelimi i Arkivit dhe i Institutit për Hulumtime Shkencore Islame.

Comments are closed.