Ambasadori i Polonisë vizitoi BFI-në

Ambasadori i Polonisë vizitoi BFI-në

Shkup, 07. 02 – Sot, Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga ambasadori i Polonisë në Shkup, z. Jacek Multanoëski. Kjo vizitë u realizua në vazhdën e takimeve që ambasadori polak është duke i realizuar me liderët fetarë të vendit.
Me këtë rast Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadori z. Multanoëski kanë diskutuar mbi rrjedhat e përgjithshme në Maqedoni, mbi situatën aktuale si dhe mbi problemet që i tangojnë si BFI-në ashtu edhe myslimanët e vendit.
Të dy palët kanë rënë dakord për bashkëpunim dhe për vizita të ndërsjella me qëllim të informimit të drejtë për drejtë me interes të përgjithshëm.

IMG_3374

IMG_3378

IMG_3381

Comments are closed.