Ambasadori i Iranit viziton BFI-në

Ambasadori i Iranit viziton BFI-në

Sot Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga ambasadori i posa emëruar i Republikës së Iranit në Shkup, z. Hosseini Karim, i cili u prit nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi. Si çdo vizitë e parë, edhe kjo ishte në funksion të informimit të drejtpërdrejtë mbi historikun e Institucionit shumëshekullor të BFI në RM, mbi organizimin e jetës fetare islame në vend si dhe për një sërë çështjes që i tangojnë myslimanët e vendit.
Që të dy palët shprehën interesim për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për intensifikimin e tij në të mirë të besimtarëve të vendit por edhe të qytetarëve në përgjithësi.
31.01.2016
Shkup
islam2

islam1

Comments are closed.