Ambasadori i Iranit vizitoi Reisul Ulemanë

Të martën më datë 10 prill 2012, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në kabinetin e tij priti Ambasadorin e Republikës Islame të Iranit, z. Alireza Sabzali, me të cilin pati një takim njoftues.
dsc02983
Fillimisht Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në pika të shkurtra e njoftoi Ambasadorin me organizimin dhe aktivitet e BFI-së, si dhe me programin dhe me planet që i ka Institucioni i vetëm Fetar Islam në vend për të ardhmen. Theks të veçantë u vendos në ndërtimin e Qendrës Islame në lokacionin e Kalasë së Shkupit, për të cilën tash e tre vite po bëhen përpjekje nga BFI për ta marrë atë vend nga Qeveria e Maqedonisë.
Nga ana tjetër, Ambasadori Alireza i premtoi Reisit se BFI-ja mund të llogarisë në ndihmën e Republikës Islame të Iranit gjatë ndërtimit të kësaj Qendre Islame si dhe njëherit paraqiti ftesën e tij për një delegacion të udhëhequr nga Reisi për ta vizituar Teheranin gjatë konferencave ndërkombëtare që mbahen çdo vit në kryeqytetin e Iranit. Ai gjithashtu mori përsipër që të ngre iniciativa për bashkëpunim mes Organizatës Humanitare “Hilal” e cila vepron në suazat e BFI-së me organizatat humanitare në Iran.
Ambasadori Alireza theks të veçantë i vendosi interesimit që shteti i tij ka për të rivendosur marrëdhënie të mira me Bashkësinë Fetare Islame në RM, madje ai potencoi se ky është prioriteti i përfaqësisë së tij diplomatike në vendin tonë.

Comments are closed.