Ambasadori i Federatës Ruse në Shkup viziton BFI-në

rusi

Ambasadori i Federatës Ruse në Shkup viziton BFI-në

Kreu i BFI-së efendi Rexhepi priti në takim Ambasadorin Rus z. Oleg Sherbak.

Për herë të parë pas sistemit plural të Maqedonisë, në selinë e Rijasetit të BFI-së qëndroi për viziti ambasadori i Federatës Ruse, z. Oleg Sherbak. Me këtë rast, Ambasadori është njoftuar drejtpërdrejt nga efendi Rexhepi lidhur me peshën dhe rolin e BFI-së që e ka në shoqërinë tonë, me aktivitetet e ndryshme të ndërmarra në aspekt të zhvillimit dhe avansimit të jetës fetare si dhe për kontributin permanent të këtij Institucioni fetare në krijimin e kushteve për një bashkëjetesë të lakmueshme ndërfetare e ndërnacionale. Gjithashtu, ka folur edhe për pozitën juridike dhe shoqërore të bashkësive fetare në Maqedoni.
Nga ana tjetër, Ambasadori Rus shprehu interesim edhe për qëndrimin dhe vlerësimet e kreut të BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi lidhur me radikalizmin dhe terrorizmin. Veç kësaj, mysafiri i lartë shprehu interesim edhe për sistemin e shkollimit të imamve në vendin tonë.
Pas një shpjegimi të zgjeruar nga ana e efendi Rexhepit lidhur me çështjet që i nënvizoi diplomati Rus, z. Sherbak ka ngelur shumë i kënaqur nga informatat shumë të sinqerta si dhe nga elaborimi i këtyre çështjeve nga ana e Reisul Ulemasë së BFI-së. Në fund, që të dy palët kanë shprehur interesim të përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Comments are closed.