[:al]Sot, Rreisul Ulema i BFI në RM h. Sulejman ef. Rexhepi priti në takim Ambasadorin e Francës në vendin tonë, ekselencën e tij, z. Kristian Timonie.
Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi i shprehi mirëseardhje ambasadorit dhe falendëroi atë dhe gjithë korin diplomatik për kontributin e dhënë në tejkalimin e situatës politike në vend, duke iu dhënë përkrahje dhe duke u solidarizuar me forcat progresive, liridashëse dhe properëndimore.
z. Timonie falenderoi kreun e BFI për bashkëpunimin që kanë pasur këto dy subjekte. Ambasadori bëri një përshkrim të situatës në vendin tonë dhe ngeli me shpresë se këto situate mos të përsëriten në të ardhshmen sepse nuk janë në dobi të shoqërisë dhe të vendit ngase Maqedonia është një shtet multietnik, multireligjioz dhe multikulturor. Natyrisht, u vlerësua edhe qëndrimi neutral i BFI-së në këtë situatë mjaft provokative dhe me tendenca të ngacmimit të konfliktit ndërkonfesiona e ndëretnik.
[maxgallery id=”6004″][:]
Comments are closed.