[:al]Ambasadori i Egjiptit viziton BFI-në[:]

[:al]Ambasadori i ri i Egjiptit, i emëruar në Ambasadën në Sofje që mbulon edhe Maqedoninë, z. Muajed Al Dali, ka vizituar BFI-në ku është pritur nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, që në fillim ia ka uruar detyrën e re diplomatike duke i dëshiruar shëndet e suksese.

Në vazhdim, efendi Rexhepi diplomatit egjiptas i ka folur mbi mënyrën e organizimit të jetës fetare islame në Maqedoni, mbi aktivitetet e organeve dhe të institucioneve të BFI-së si dhe mbi pozitën dhe gjendjen aktuale të myslimanëve të vendit.

Nga ana e vet, Ambasadori egjiptas, z. Muajed Al Dali, ka falënderuar Reisul Ulemanë për mikpritjen si dhe për pasqyrën koncize që ka ofruar mbi BFI-në dhe mbi pjesëtarët myslimanë, për të cilët, në rrafshin fetar përkujdeset ky Institucion i vetëm islam në Maqedoni. Diplomati në fjalë ka shprehur respekt edhe për gatishmërinë e efendi Rexhepit për të bashkëpunuar sa më ngusht me Ambasadën e Egjiptit si dhe me institucionet shtetërore egjiptase gjithnjë në të mirë të popullatës së këtushme myslimane e cila shprehet përmes lehtësimeve dhe ndihmesave shtetërore për shkollimin e kuadrove tona nëpër fakultete të ndryshme egjiptase.

Në fund, të dy palët u pajtuan që të vazhdojë dhe të thellohet bashkëpunimi i deritanishëm në mes të BFI në RM dhe Ambasadës së Egjiptit me seli në Sofje.

[maxgallery id=”8345″][:]

Comments are closed.