Amaneti i besimtarëve po kryhet me kujdes
Në ditën e dytë e Kurban-Bajramit – Myftinia e Shkupit filloi me shpërndarjen e mishit të kurbanit dhe kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve.
Siç njoftoi Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, deri në orët e vona, janë shpërnda mbi 3000 pako me mish kurbani nëpër gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit, ; qytet, karadak, derven e karshiakë.
Në koordinim me këshillet e xhamive te Shkupit, të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e internatit të Medresesë ‘Isa Beu’.
Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije me status të rrezikuar social.
10.07.2022
Prev Post
Comments are closed.