Të nderuar besimtarë dhe qytetarë! BFI tani më disa ditë me rradhë iu kemi përgjigjur dhe njëkohësisht i kemi ftuar dhe vazhdojmë t’i ftojmë gazetarët e Alsat- m që të debatojm lidhur me çështjet:
– Proceset gjyqësore që BFI-së kishte kundër Alsat-M për të cilat BFI-ja në vazhdimësi pret që Alsat-M të laj borxhin që ka ndaj opinionit;
– Censurën që i bën Alsat-M , BFI-së me vite të tëra;
– Huazimi që Myftinia e BFI-në në Shkup morri nga Shparkase Bank,
Megjithatë Alsat-m nuk pranon të jetë palë e debatit mes BFI dhe Aslat-m, andaj në vazhdim e keni të prezentuar ftesën e fundit të BFI-së drejtuar Alsat-m:
BFI ka dërguar këtë letër përmes e-mailit zyrtarë:
Bashkësia Islame në RM < bim@bim.org.mk>
Pershendetje
________________________________________
Bashkësia Islame në RM < bim@bim.org.mk> Thu, Mar 1, 2012 at 10:04 AM
To: Alsat Shkupi < alsat.shkupi@gmail.com>
Të nderuar,
BFI ashtu si çdo herë edhe kësaj rradhe iu përgjigj ftesës për debat
konstruktiv në mediumin tuaj, Alsat-M.
Dëshirojmë të dijmë se nëse do të zhvillohet debati sipas kërkesës së
BFI-së që ua parashtroi juve më 28. 02. 2012, ku BFI-ja e Maqedonisë,
kërkoi që debati të zhvillohet mes përfaqësuesve të BFI-së dhe ekipit
të gazetarëve të televizionit Alsat-M, e jo me persona tjerë. Ngase të
gjitha pikat që duhet debatuar kanë të bëjnë me relacionin Alsat-M-
BFI.
Kërkojmë përgjigje sa më shpejt dhe në mënyrë të shkruar, se a keni
ndërmend të ballafaqoheni me Ne.
Me respekt, BFI
Të nderuar Aslat 01.03.2012.docx
12K
_________________________________________________________________________
Ndërsa kemi marrur këtë përgjigje:
________________________________________
Alsat Shkupi < alsat.shkupi@gmail.com> Thu, Mar 1, 2012 at 11:52 AM
To: Bashkësia Islame në RM < bim@bim.org.mk>
Te nderuar.
TV Alsat M diten e marte, pasi nje dite me heret iu beri thirrje per debat , iu pergjigj pozitivishte letres dhe ftese Tuaj te derguar me date 28.02.2012 per te lejuar qe ne te njejtin te debatohen edhe ceshtje te cilat JU i kerkuat te jene pjese e debatit . Ato ishin:
– Proceset gjyqësore që BFI-së kishte kundër Alsat-M për të cilat BFI-ja në vazhdimësi pret që Alsat-M të laj borxhin që ka ndaj opinionit;
– Censurën që i bën Alsat-M , BFI-së me vite të tëra;
– Huazimi që Myftinia e BFI-në në Shkup morri nga Shparkase Bank.
Debati ne te cilin jeni ftuar edhe Ju te nderuar, do te emetohet sonte drejteperdrejte ne ekranin e TV ALSAT M ne kuader te emisionit “Rruga drejt…” , ne te cilin jane te ftuar edhe mysafire tjere. Alsat M nuk eshte dhe nuk do te jete pale ne storjet qe ka hapur deri me tani qofshin per institucionin Tuaj apo cilnido institucion apo subjekt tjeteri. Alsat M si cdo medium tjeter ka ngritur dhe do te vazhdoj te ngrise në opinin debat dhe ceshtje qe jane ne interes te opinionit te gjere pavarsishte se cili institucion preket me te njejtat . Kemi qene dhe do te vazhdojme te jemi te hapur per te gjithe duke iu mundesuar te thone te verteten e tyre per ceshtjet qe hap TV Alsat M . Ju mirepresim sonte ne debat te perfaqesoheni si institucion me i larte fetare ne vend me personin qe Ju vete do ta caktoni pavarsishte cili do te jete ai.
Me rrespekt Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i TV Alsat M
[Quoted text hidden]
—
ALSAT-M:
ëëë.alsat-m.tv
Address:
Bul. “Krste Misirkov”, 7
T.C. Mavrovka Lamela C, 9’th floor
Skopje, Macedonia
Tel+Fax: +389 32106070/3112089
Comments are closed.