AKV “Emin Duraku” i jep mirënjohje Reislul Ulemasë

1111Sot më 11.02.2014 në zyrën e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame qëndroi një delegacion i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” i udhëhequr nga Drejtori Fadil Zeneli të cilët në shenjë respekti dhe falënderimi me rastin e 65 vjetorit te ekzistimit të këtij ansambli i ndau mirenjohje Kreut të Bashkësisë Fetare Islame H.Sulejman ef. Rexhepi.

Në fjalën e rastit, Fadil Zeneli shprehu mirënjohje për përkrahjen e parezerve që ky institucion fetar dhe Kreu i saj i kanë dhënë Ansamblit në fjalë. Ai theksoi se: Bashkësia Fetare Islame ishte një ndër sponsorët kryesorë të koncertit i cili u mbajt me rastin e përvjetorit të 65 të këtij Asambli. Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame e falëninderoj që ka përkrahur Asnamblin. Kjo pjesë e valltarëve tonë këtu është vetëm një qëllim që ne këtu të njoftohemi edhe më shumë e sidomos edhe rinia jonë të njoftohet më bashkpunimim tonë të ndersjellë të asaj që thuhet kulturë fetaro-kombëtare.

Zeneli më pas ia dhuroi një pllakatë falënderimi Reisul Ulemasë.

Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Sulejman falënderoi z. Zenelin për këtë dhuratë të rëndësishme dhe dëshiroi suksese edhe te ne ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se Bashkesia Fetare Islame përveç që është e angazhuar për ruajtjen e vlerave fetare ne vendin tonë ajo asnjehere nuk i lë anash aktvitete kulturore dhe gjithmonë është e pranishme për to duke i mbështetur dhe duke u dhënë kurajo për punë të suksesshme.

Dhashtë Zoti sa të jetë jeta dhe shekuj e shekuj të mos nderpriten këto aktivitete, realiteti dhe demostrimi i vlerave tona kombëtare të vazhdon sa të jetë jeta dhe islami këtu në Republikën e Maqedonisë është pjesë e identititit kulturor kombëtar. Pra edhe një herë e kisha lutur Allahun Fuqiplotë që juve t’ju jep fuqi, t’ju jep shëndet , forcë dhe energji që edhe më tutje të jeni frymëzues dhe të  korni gjitmonë suksese”.

1111 2222 3333 4444 55555

Comments are closed.