AKSIONI “SOFRA E BAJRAMIT” NË MAQEDONINË PERENDIMORE

Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, të hënën dhe të martën më 10 dhe 11.05.2021, ndërmori aksione humanitare duke vazhduar me “Sofrën e Bajramit”, në bashkëpunim me Komunitetinn Shqiptar Islam në Austri – ALKIG, me çrast dhuruan pako ushqimore për familjet skamnore në rajonin e Maqedonisë Perëndimore, ku si donator ishte Komuniteti Shqiptar Islam në Austri – ALKIG.
Në këtë aksion, përveç Kryetarit të OH Hilal Fadil ef. Ramadani morrën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Rijasetit të BFI e RMV, siç janë Sekretari i Përgjithshëm i BFI Irsal ef. Jakupi dhe Drejtori i Sektorit për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, Cenka Mirzo, Referent i Muftinisë së Dibrës, e të tjerë, të cilët u angazhuan vullnetarisht në këtë aksion të shpërndarjes të ushqimeve për sofrën e Bajramit, me qëllim që të sjellin sado pak gëzim e lumturi tek familjet skamnore.
OH Hilal gjatë tërë këtij muaji të Ramazanit, çdo ditë ka pasë aksione në të gjitha qytetet e fshatrat e vendit tonë, duke bë përpjekjen më të madhe në historinë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të qenë në sofrat e të gjithë njerëzve e familjeve që kanë nevojë. Për këtë bashkëpunim BFI është mirënjohëse ndaj Komunitetit Shqiptar Islam në Austri – ALKIG.

Comments are closed.