Aksioni humanitar në Prilep, Manastir dhe Resnjë

Ramazani është muaji në të cilin theksohet solidariteti, mirësia, dhe humanizmi, andaj, pikërisht në këtë muaj edhe Organizata Humanitare Hilal, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RMV vazhdon me aksionet humanitare në katër anët e vendit. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh prezent në sofrën e atyre që kanë nevojë gjatë këtij muaji të bekuar. Andaj për të gjithë aktivistët e OH Hilal, humaniteti dhe bamirësia janë obligim që në vazhdimësi dhe me intenzitet të lartë u janë dedikuar familjeve skamnore, të varfërve, jetimave e gjithë atyre që kanë nevojë, me shpërndarjen e pakove dhe ndihmave të tjera humanitare.

Siç paralajmëruam ditë më parë, Organizata Humanitare Hilal, të hënën më 03.05.2021, ndërmori aksionin humanitar të udhëhequr nga Kryetari i OH Hilal Fadil ef. Ramadani të shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të BFI, Fejsal ef. Kadriu dhe përfshiu tre qytete: Prilepin, Manastirin dhe Resnjën, ku me operativat e këtyre muftinive, bëri shpërndarjen e organizuar të ndihmave humanitare.

Fillimisht, karavani ndaloi në qytetin e Prilepit, ku në prezëncën e Myftiut të Prilepit H. Shefket ef Imeri dhe operativës të kësaj Myftinie si dhe delegacionit të dërguar nga BFI për të ndjekur procesin e shpërndarjes u bë shpërndatja e 200 pakove tek skamnorët në mënyrë të organizuar, sipas principit të përpilimit të listave paraprake nga këshillat e xhamive të kësaj Myftinie dhe paket para çdo shtëpie të regjistruar.

Po ashtu edhe në Myftininë e Manastirit në të njejtën mënyrë u bë shpërndarja e 250 pakove, sipas listave të përpiluara nga këshillat e xhamive të kësaj myftinie sipas principit pako në çdo shtëpi skamnori, me qëllim që të mënjanohet kontakti fizik dhe respektimi i masave të sigurisë kundër virusit Korona.

Myftiu i Manastirit Hamit ef. Rasimi, falënderoi Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në këtë qytet personalisht e ndoqi nga afër aksionin e shpërndarjes të ndihmave, e madje edhe personalisht i ndihmoi aktivistët në këtë akt fisnik e bamirësie.

Myftiu i Manastirit gjithashtu e falënderoi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakfit të Republikës së Turqisë, për këtë ndihmë mjaft domethanëse për xhamatin e Manastirit, në këto ditë të shenjta të Ramazanit.

Më pas karavani humanitar vazhdoi edhe në Myftininë e Resnjës, ku nën organizimin e Koordinatorit të Muftinisë së Resnjës H. Xhunejd ef. Jashar dhe operativës të kësaj Myftinije dhe presencë të delegacionit të BFI, u bë shpërndajra e organizuar e 100 pakove të dhuruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Republikës së Turqëisë.

Aksionet e OH Hilal do të vazhdojnë në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut, duke u shpërnda në çdo sofër të skamnorëve dhe njerëzve që kanë nevojë, gjatë këtyre ditëve të Ramazanit.

 

 

Comments are closed.