Aksion solidariteti në Veles

Aksion solidariteti në Veles

Organizata humanitare e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ‘Hilal’ ka ndarë pako ushqimore dhe mjete higjienike në Veles me rrethinë më 27 prill, 2020. Duke marrë parasysh situatën e krijuar në vend me paraqitjen e pandemisë Covid-19, ajo çdo ditë është aktive në terren, në gjithë territorin e vendit, duke qenë pranë nevojtarëve me aksione konkrete.

-Aktivitetet tona do të jenë gjithëpërfshirëse dhe në kontinuitet do të vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmave gjithandej ku e kërkon nevoja – ka thënë Kryetari i OH ‘Hilal’ mr. Mustafa Dauti, duke shtuar që ndihmat i janë dorëzuar Koordinatorit për Veles, Nejaz ef. Murati, i cili pastaj do të bëjë shpërndarjen e tyre mbi bazë të listave të përgatitura prej më parë.

Në vazhdim Koordinatori i BFI-së për Veles ka falënderuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin dhe Kryetarin e OH ‘Hilal’, Mustafa Dauti, për ndihmën e ofruar. Velesi dhe fshatrat e tij asnjëherë nuk janë lënë anash, përkundrazi, vazhdimisht janë ndihmuar dhe do të ndihmohen edhe në të ardhmen mbi bazë të parimeve islame. Në gjendjen e jashtëzakonshme që po mbretëron në vend shkaku i pandemisë, ndihma e OH ‘Hilal’ është jashtëzakonisht e mirëseardhur – ka theksuar ai.

Comments are closed.