Aksion për dhurimin e librave

Hilal shpërndan dije

 

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM, të enjten më datë 30 Maj 2013 ndërmori aksionin e radhës i cili për dallim nga aksionet e tjera humanitare ka të bëjë me dijen. Gjegjësisht, në prag përfundimit të vitit shkollor 2012-2013, u shpërndanë libra dhe lektura për 1500 nxënës të cilët mësojnë në shkollat e Kumanovës, Likovës dhe Shkupit.

Në këtë aksion ishin pjesëmarrës drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave si dhe autori i librave z. Fejzi Bojku.

Para të pranishmive dhe mediumeve në gjuhën shqipe, Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal Mustafa ef. Dauti: tha se Organizata Humanitare Hilal veprimtarinë e saj e ka zgjeruar në shumë sfera të jetës. Kësaj radhë për dallim nga aksionet e tjera, Hilali do të shpërndan dituri dhe do ti gëzon rreth 1500 nxënës të cilët do të kenë mundësi të lexojnë librat dhe lekturat gjatë pushimeve verore. Kjo një herit është edhe një satisfaksion dhe një stimulim më tepër që gjeneratat e reja ti udhëzojnë kah dituria, kah leximi dhe kah librat”, tha mes tjerash ef. Dauti.

Aksione të tilla u paralajmëruan edhe nëpër shumë shkolla të ndryshme të vendit.

3 1 2

Comments are closed.