Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Aksion masiv për shpërndarjen e mishit të kurbanit në tërë territorin e Maqedonisë

Aksion masiv për shpërndarjen e mishit të kurbanit në tërë territorin e Maqedonisë
Në ditën e tretë të Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame e RMV ka ndërmarrë një aksion të zgjeruar për shpërndarjen e mishit të kurbaneve në mbarë territorin e vendit nën organizimin e Kryetarit të BFI u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Komisionit Qendror të Kurbanave. Edhe pse në kushte të vështira, me temperatura të larta dhe nën kërcënimin e pandemisë së Kovid 19, ekipet organizative të BFI, operativat e muftinive në mbarë vendin, pa ndërprerë, në mënyrë të organizuar kanë bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit i cili i ka tejkaluar nevojat e mensës së Medresesë Isa Beu. Në territorin e qytetit të Shkupit, mish u shpërnda në: rajonin e qytetit, rajonin e karadakut, rajonin e karshiakës dhe në rajonin e Dërvendit. Faza e shpërndarjes u organizua në koordinim me hoxhallarët dhe kryetarët e këshillave pranë xhamive të Myftinisë së Shkupit.
Procesi filloi me caktimin paraprak të lokaliteteve në katër rajonet e Myftinisë dhe më pas u shpërndanë nëpër familjet nevojtare dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta.
Nga Myftinia e Shkupit njoftojnë se do të vazhdojnë me shpërndarjen e pakove edhe gjatë ditëve në vijim.
Njëjtë edhe në Myftininë e Tetovës, aksioni i shpërndarjes së mishit filloi nga dyta e dytë në tërë territorin e Myftinisë së Tetovës në mënyrë të organizuar duke u dërguar mish kurbani familjeve që kanë nevojë, të përpiluar sipas listave të xhamive dhe këshillave të xhamive të kësaj Myftinie.
Edhe në Gostivar dhe Kumanovë u bë shpërndarja e mishit për familjet me nevojë, ndërsa në myftinitë e tjera, të Kërçovës, Strugës, Ohrit, Dibrës, Prilepit, Shtipit, Manastirit, e Prespës, shpërndarja e organizua filloi nga dita e tretë Bajramit, duke mbuluar kështu, tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç njofton Komisioni i Kurbanit të Bashkësisë Fetare Islame, aksioni i shpërndarjes të mishit të kurbanit do të vazhdon edhe në ditët në vijim, deri sa të shpërndahet edhe kilogrami i fundit i mishit, duke përfshi tërë territorin e Maqedonisë dhe duke e çuar në vend amanetin e besimtarëve tanë, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora, të cilët kurbanin e tyre kanë vendosur ta dhurojnë për institucionet edukativo-arsimore të BFI, pra Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni