Aksion i OH Hilal

1.9Ndihmohen skamnorët në prag të Ramazanit

 

Në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, Organizata Humanitare Hilal ndërmori aksion në të cilin u bë shpërndarja e 150 pakove humanitare të përbëra nga produkte ushqimore dhe mjete higjienike në bashkëpunim me operatorin telefonik ONE. Ky aksion voluminoz kishte për qëllim që tu vjen në ndihmë skamnorëve në prag të muajit të Ramazanit dhe nënkupton fillimin e fushatës të planifikuar nga OH Hilal dhe do të vazhdojë gjatë tërë muajit të Ramazanit me një tempo të shtuar, në të cilën do të bëhet shpërndarja e ndihmave të ndryshme dhe shtrimin e iftareve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Gjatë shpërndarjes, para të pranishmëve dhe mediumeve të vendit, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Haxhi Sulejamn efendi Rexhepi falënderoi publikisht operatorin telefonik ONE dhe drejtorin e saj Viktor Donevski, të cilët pozitivisht iu përgjigjën kërkesës së OH Hilal për të donuar një sasi të konsiderueshme ndihmash. Siç tha Reisul Ulema ky aksion dëshmon qartë se BFI nëpërmjet Organizatës të saj humanitare Hilal do të vazhdon solidaritetin edhe më tej me skamnorët. Ndërsa ai gjithashtu shtoi se Kompania ONE edhe në të kaluarën ka qenë e interesuar që në bashkëpunim me OH Hilal të ndihmojë skamnorët. Ndërsa nga ana tjetër, Drejtori i Kompanisë ONE, Viktor Donevski falënderoi Reis ul Ulemanë dhe Bashkësinë Fetare Islame, e posaçërisht OH Hilal dhe Kryetarin e saj, Mustafa Dauti për ndihmën e dhënë. Ai theksoi se Kompania ONE jo rastësisht ka zgjedhur Organizatën humanitare Hilal për të ndërmarrë një aksion të këtij lloji, sepse sipas tij, kjo Organizatë ka dëshmuar seriozitet me punën e saj. Kryetari i OH Hilal Mustafa Dauti njoftoi se kjo ndihmë përbëhet nga 150 pako të dedikuara për skamnorët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës së saj. Ai gjithashtu premtoi se ky është vetëm fillimi i aksioneve të kësaj organizate, duke theksuar se aksione të tilla do të ketë nëpër qytete të ndryshme të vendit, si dhe do të bëhet shtrimi i iftareve tradicionale nga kjo Organizatë Humanitare.

1.8 1.7 1.5 1.3 1.9

Comments are closed.