Aksion humanitare i OH Hilal dhe EVN

Për hirë të festës së Kurban Bajramit, Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësise Fetare Islame realizoi një aksion humanitar për qytetin e Shkupit me rrethinën, me ç’rast u shpërndanë artikuj ushqimore dhe mjete higjienike për 530 familje.
Ky aksion u realizua ne bashkëpunim me Kompaninë Energjetike të Maqedonisë  EVN, të cilët treguan gatishmëri për të përkrahur këtë aksion humanitar, i cili këtë herë u realizua nën moton: “Të ndihmojmë familjet e varfra në shoqërinë tonë”.
Para të pranishmëve dhe mediumeve nga vendi, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti tha se: “Brenda dhjetë ditëve para festës së madhe e cila është simbol i humanizmit dhe sakrificës, pra Kurban Bajrami, Organizata Humanitare Hilal ka bërë shpërndarjen e ndihmave në 3200 familje në nivel republikan dhe ky numër do të shtohet deri në përfundimin e shpërndarjes së mishit të Kurbanit”.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i EVN –së, Atanas Kovaçevski shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me OH Hilal duke potencuar se “Edhe më tutje do të kooperojmë dhe bashkëpunojmë me OH Hilal, e cila me aksionet e saja në praktikë ka dëshmuar veten se është lideri i humanizmit në vend. Ne si EVN gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë skamnorët.”
Sidoqoftë, Organizata Humanitare Hilal, në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet degëve të saja ka ndërmarrë  aksione ku ka bërë shpërndarjen e artikujve ushqimore, mjeteve higjienike dhe veshmbathjeve të reja.SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC

Comments are closed.