Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Aksion humanitar në Prilep

Ashtu siç u paralajmërua disa ditë më parë, OH Hilal, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, të hënën më 03.05.2021, ndërmori aksionin humanitar për të shpërndarë pakot me ndihma humanitare, donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfit të Republikës së Turqisë, në Myftininë e Prilepit.

Delegacioni i BFI i cili udhëhoqi me këtë aksion, nën drejtimin e Kryetarit të OH Hilal Fadil ef. Ramadani i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të BFI, Fejsal ef. Kadriu, në qytetin e Prilepit u pritën nga Myftiu H. Shefket ef Imeri, i cili e njoftoi delegacionin me planifikimin e shpërndarjes së ndihmave.

Fillimisht Myftiu H. Shefket ef Imeri e njoftoi Kryetarin e OH Hilal dhe Kryetarin e Kuvendit të BFI me listat të cilat janë përpiluar paraprakisht nga këshillat e xhamive të kësaj Myftinie dhe më pas, bashkërisht dolën në qendrën e shpërndarjes ku aktivistët dhe operativa e Myftinisë së Prilepit, filluan me distribuimin e pakove në mënyrë të organizuar.

Në prezëncën e xhemateve të Prilepit dhe mjeteve për informim publik, të bazuar në listat e përpiluara paraprakisht nga këshillat e xhamive të kësaj Myftinie, u bë shpërndarja e 200 pakove, sipas principit kuti para çdo shtëpie të regjistruar, pra kuti në çdo shtëpi skamnori, me qëllim që të mënjanohet kontakti fizik dhe të respektohen masat e sigurisë kundër virusit Korona.

Myftiu i Prilepit H. Shefket ef Imeri, falënderoi Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili i ka dedikuar këto ndihma për xhamatet e Myftinisë së Prilepit. Ai gjithashtu falënderoi edhe Kryetarin e OH Hilal Fadil ef. Ramadani dhe Kryetarin e Kuvendit të BFI Fejsal ef. Kadriu, si dhe donatorin Drejtorinë e përgjithshme të Vakfit të Republikës së Turqëisë.

Aksionet e OH Hilal më pas vazhduan edhe në qytetin e Manastirit dhe Resnjës.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni