Aksion humanitar në Kumanovë

Aksion humanitar në Kumanovë

Organizata humanitare ‘Hilal’ e BFI të RMV vazhdon me aksionet e saj humanitare.

Që nga fillimi i paraqitjes se Kovid-19 dhe shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme në RMV, çdo ditë jemi në terren dhe vazhdojmë të ndihmojmë familjet me gjendje të rëndë sociale – është shprehur mr. Mustafa Dauti, Kryetar i OH ‘Hilal’.

Aksioni humanitar i kësaj shoqate është zhvilluar më 21 prill, 2020, në Kumanovë, ku numri i të prekurve nga Virusi, siç bëhet e ditur, është menjëherë pas Shkupit.

Kemi ndarë pako me produkte ushqimore dhe higjienike. Ndihmat ia kemi dorëzuar Myftiut të Kumanovës, Abedin ef. Imeri, dhe operativës së Myftinisë. Njëherësh, i falënderoj për angazhimin dhe transparencën në shpërndarjen e ndihmave – ka thënë Kryetari Dauti.

Myftiu i Kumanovës ka falënderuar BFI-në dhe organizatën e saj ‘Hilal’ për ndihmën e ofruar. Gjithashtu, Myftiu ka falënderuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin dhe Kryetarin e OH ‘Hilal’ Mustafa Dauti, të cilët, ka thënë ai, vazhdimisht po e ndihmojnë Kumanovën, e në veçanti gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme.

Comments are closed.