Aksion gjithëpërfshirës i OH HILAL

Aksion gjithëpërfshirës i OH HILAL
Nën moton “Bamirësia forcon vëllazërinë”, sot OH HILAL e Bashkësisë Fetare Islame zhvilloi në lagjen e Hasanbegut një aksion humanitar gjithëpërfshirës, duke u munduar që sado pak ta zbusë trishtimin tek banorët e kësaj lagje dhe rrethinës të cilët kohë më parë u përballën me një katastrofë natyrore të paparë me dekada në këtë nënqiell. Hasnbegasit po përballen me nevoja të ndryshme. Shqiptarët dhe, përgjithësisht myslimanët e vendit dhe anekand trevave etnike, kanë zgjatur dorën e bamirësisë duke shprehur një solidarizim vëllazëror me banorët e këtyre vendbanimeve të goditur nga katastrofa me përmasa tragjike që u shkaktua nga vërshimat e fundit.
Dje, anekënd xhamive të BFI-së u zhvillua një aksion i madh i tubimit të mjeteve matriale dedikuar banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës. Ky aksion u shtri edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Organizata Huanitare HILAL përveç shpërndajes së ndihmave humanitare është angazhuar edhe në evidentimin e nevojave të këtyre banorëve. Nevoje emergjente është pastrimi i shtëpive si dhe i oborreve nga balta e madhe dhe nga gjësendet e bartura nga ujërat e rrëmbyeshëm.
Shih për këtë, sot, nën amblemën e OH HILAL u zhvillua një aksion i fuqishëm humanitar ku u angazhuan edhe mbi 100 nxënës të Medresesë Ia Beu si dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Të prirur nga drejtori i Medresesë, H. Ibrahim ef. Idrizi, ky kontigjent bamirësish u shpërndanë nëpër shumë shtëpi dhe, duke iu bashkangjitur familjarëve, zhvillun aksionin e pastrimit të shtëpive dhe të oborreve.
Përveç kësaj, nxënësit e medresesë si dhe studentët e FSHI-së ndihmuan edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare të arritura nga territori i Myftinisë së Manastirit dhe nën angazhimin personal të Myftiut të Manastiri, Amit ef. Rasimi.
Drejtri i Mdresesë H. Ibrahim ef. Idrizi, duke falënderuar HILAL-in për organizimin e këtij aksioni ku u përfshinë një numër kaq i madh i medresntëv, shprehu dhembje dhe trishtim nga fotografitë e tmerrshme që të shfaqen ngado që do të ktheshë kokën në Hasanbeg. “Këu ka ndodhur tmerri! Në fytyrat e banorëve vërehet trishtimi, lodhja, zhgënjimi por edhe një grusht shprese se vëllezërit dhe motrat myslimane nuk do t’i lënë nën mëshirën e rastit. Apeloj te të gjithë institucionet përkatëse të shtetit, por edhe te të gjithë myslimaët e vendit që ta intensifikojnë bamirsinë dhe, është pjesë e besimit që secili prej nesh të kalojmë nga një apo dy orë pranë këtyre banorëve duke ju ndihmuar në pastrimin dhe dezinfektimin e rrënjësishëm të vatrave të tyre”, ëstë shprehur veç të tjerash drejtoi i Medresesë Isa Beu, H. Ibrahim ef. Idrizi.
Kurse, drejtori i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, duke falënderuar së pari Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rxhepin për këmbëngulësinë e tij për shumëfishim të aksioneve bamirëse në terrenin e Hsanbegut dhe rrethinës, duke falënderuar edhe donatorët e vendit dhe më gjërë, nënvizoi se pas këtij aksioni gjithëpërfshirës, do të ketë edhe shumë institucione të tjera të vendit që do ta pasojnë këtë aksion të koordinuar në mes të Hilalit, Medresesë dhe FSHI-së dhe do të paraqiten vullnetarisht për të kontribuar në pastrimin e shtëpive dhe të oborreve por edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare. “Ne sot dëshmuam se këta vëllezër dhe motra ton nuk guxojnë të ndjehen të vetmuar. Do të na kenë këtu deri në çastin kur do të shihet se këtu nuk ka më nevojë për ndihma. Për momentin, çdo ndihmë, çdo donacion, çdo angazhim i qytetarëve tanë është i mirëseadhur dhe i domosdoshëm. Allahu i Gjithëmëshirshëm i shpërbleftë të gjithë ata që po e bashkandjejnë dhembjen me këta banorë dhe që po e shtrijnë dorën e ndihmës. Aksionet e kësaj natyre janë imediate, prandaj, apeloj që të kyçen edhe firma të ndryshme ndërtimore, me të gjitha veglat që i posedojnë, prej një llopate të thjeshtë e deri te eskavatorët e ndryshëm, që të zbrakojnë në këtë lagje dhe të kryejnë pasrimin e madh, sepse, kjo katastrofë nuk mund as të përballet dhe as të tejkalohet vetëm nga banorët e këtyre vendbanimeve të goditur nga ky tmerr natyror”, tha, ndër të tjera, efendi Dauti
isabeu

isabeu1

isabeu2

isabeu3

isabeu4

isabeu5

isabeu6

Comments are closed.