Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave në mbeshtje të Reisit

Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave në mbeshtje të Reisit

Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave i jep mbështetje të plotë Kryetarit të BFI, Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, në përballjen që Bashkësia Fetare Islame po e bën kundër veglave të instrumentalizuara të pushtetit maqedonas, të cilwt në format kriminale dhe skajshmërisht jodemokratike, përpiqen ta nëpërkëmbin institucionin më të vjetër fetar në Maqedoni. Këtë e bëri të ditur, më 01.10.2019, të Martën në mbrëmje, Kryetari i Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave Prof. Dr. Skender Kodra, i cili erdhi për ta takuar Kryetarin e BFI, H. Sulejman ef. Rexhepin në konakun e tij.
“Është e padëgjuar që një Pushtet, i cili synon të jetë demokratik, të përdor mënyrat kriminale, e skajshmërisht jodemokratike për ta atakuar një bashkësi fetare. E padëgjuar që kjo Qeveri e Zaevit, për të cilën të gjithë prisnim se do të jetë e drejtë, të veprojë në forma armiqësore ndaj BFI. Nuk kemi dëgjuar që kjo Qeveri të ketë sulmuar në këto forma apo mënyra ndonjë kishë a bashkësi tjetër fetare. Andaj, sot erdha këtu që ti jap mbështetje vëllait tonë, Prijësit tonë Fetar Haxhi Sulejmanit, mbështetjen e komunitetit shqiptaro amerikan, mbështetjen e Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave si dhe mbështetjen e akademive simotra në Kosovë dhe Shqipëri” tha mes tjerash Prof. Dr. Skender Kodra, i cili në këtë takim nuk hezitoi të shprehte çudinë për indiferencën e faktorit ndërkombëtar ndaj veprimeve të vazhdueshme kriminale të cilat assesi nuk mund të arsyetohen me punën e politikave të jashtme të kësaj Qeverie.
Nga ana tjetër, Resisul Ulema H. SUlejman ef. Rexhepi e falënderoi Prof. Dr. Skender Kodrën, për përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë që ai dhe Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave po ia jep Bashkësisë Fetare Islame, sa herë që është nevoja, apo sa herë që atakohet ky institucion nga mercenarët e qendrave anti islame e antikombëtare.
Kreut të BFI-së, mbështetje të ngjajshme, me vizita, telefonata, emailla dhe mesazhe po i vijnë me qindra, nga të katër anët e Globit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni