Akademi Solemne për Natën e Bedrit

Akademi Solemne për Natën e Bedrit

Njëri nga aktivitetet më të rëndësishme të përbashkëta të Myftinisë dhe Komunës së Tetovës, është edhe Akademia Solemne e mbajtur këto ditë me rastin e Natës së Bedrit, në Amfiteatrin e Rektoratit të UT-së.
Të pranishëm në këtë Akademi ishin Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Kryetarja e Komunës së Tetovës z. Teuta Arifi, Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së, Haki ef. Agushi, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim i UT-së, muftinjtë e BFI-së, Kryetari i Këshillit Komunal z. Hisen Xhemaili, dekanë, profesorë dhe profesoresha, hoxhallarë dhe mysafirë të ndryshëm.
Në fjalën e tij përshëndetëse Reisul Ulema i BFI-së h.Sulejman ef Rexhepi, vlersoi lartë bashkëpuniumin ndërmjet Muftinisë së Tetovës dhe Komunës së Tetovës.
Me këtë rast, përveç programit të pasuruar me pika fetare e artistike, u mbajt edhe panel për hirë të Natës së Bedrit, kurse me ligjerata u paraqitën Mr. Ziber Lata i cili ligjëroi “Luftën e Bedrit” si dhe Dr. Hysein Riaza i cili u paraqit më temën “Bedri si frymëzim shpiërtëror për rrugëtarët e të vërtetës”.
Pas ligjëratave artisti i ri Ajdin Jahja u prezantua me instrumentin-nej.
Pikë e veçantë e kësaj Akademie ishte edhe leximi i biografive të personaliteteve fetare dhe kombëtare të trojeve tona nga Kryeimiami i Myftinisë Mr. Ejup ef. Selmani, referentët e Myftinisë së Tetovës, Mr. Xhemil ef. Memeti dhe Beqir ef. Memeti. Pastaj u bë ndarja e mirënjohjeve familjareve të ish-Myftiut Aqif ef. Sadiki (1906-1969), Sulejman ef. Shehapi (1893-1950), Garip ef. Beadini (1910-2004), të cilat i ndau kryetari i BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Kryetarjaa e Komunës z. Teuta Arifi, si dhe Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi.
bedr

bedr1

bedr2

bedr3

bedr4

Comments are closed.