[:al]Me akademi solemne në Kuvendin e Maqedonisë shqiptarët fillojnë “Vitin e Skënderbeut”[:]

[:al]Në akademinë solemne kushtuar figurës kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbajtur në Kuvendin e Maqedonisë, përveç shumë personaliteteve të vendit ka marrur pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Muzemil ef. Osmani

Shkup, 17 janar – Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nën patronatin e Kryetarit, z. Tallat Xhaferi, është mbajtur akademi solemne kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Me këtë rast është promovuar edhe  pulla postare e Postës së Maqedonisë me figurën e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Në fjalën e vet të rastit, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi ka vënë në spikamë disa nga faktet historike të ndërlidhura me Gjergj Kastriotin të cilat janë në harmoni të plotë më angazhimet jetike të të gjithë neve që janë inkuadrimi ynë në strukturat euro-atlantike, në Evropa e bashkuar.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi, ka nënvizuar se pullat postare kanë vlerë të përhershme, duke udhëtuar nëpër botë promovojnë vlera të ndryshme kulturore dhe historike. “Ata janë një libër i hapur në një pjesë të vogël letre, që i bashkojnë njerëzit, qytetet, kontinentet dhe gjuhët e ndryshme”, tha Rexhepi, duke iu referuar pullës postare në shenjë të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Me akademinë solemne dhe promovimin e pullës postare, në Maqedoni fillojnë manifestimet e ndryshme që i dedikohen figurës së Skënderbeun, ndërsa manifestime të këtilla të ngjashme po ashtu zhvillohen edhe në Shqipëri dhe Kosovë, që do të thotë se, ky vit, me vendim të Kryministrit shqiptar, z. Edi Rama, i përkushtohet Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar.

[maxgallery id=”8293″][:]

Comments are closed.