AGJËRIMI – BALANS NË MES SHPIRTËRORES DHE MATERIALES.

Njeriu shpeshherë harron pozicionin e tij te lartë duke qenë i shurdhër për të dëgjuar zërin e arsyes, logjikës, të kuptuarit, hyjnoren dhe bëhet fuqi e karaketerit tjetër destruktiv – satanik. Ai në këtë harresë i jep hapsirë botës materiale, destruktives e cila robron ate duke ia ngushtuar hapsirën e vetëdijes, shpirtërores, hyjnores. Kjo e shndërron ate prej subjektit dhe kultivuesit të së mirës, në objekt dhe të udhëhequr, në ndjekës të verbër i urdhërit të epshit dhe materiales, dhe me apo pavetëdije bëhet udhëheqës i trasimit të rrugës satanike, destruktive, të errët, dhe luftëtarë i pakompromis i kultivimit të së keqes, negatives. shkatërrueses, etj.. Andaj, agjërimi është balansuesi i shpirtërores, morales, hyjnores dhe asaj materiales, epshores dhe emocionales.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.