Agjensioni për Standardin Hallall në Maqedoni

 Agjencioni për Hallall Standardin në Maqedoni

 

 

Qëllimi dhe misioni

 

Standarti “Hallall”, nga një urdhër fetar sipas të drejtës së sheriatit islam është transformuar tashmë në një markë me një sukses të jashtëzakonshëm në Evropë e në botë.

Nisur nga fakti se standardi Hallall është trend dhe nevojë e qytetarëve në vend dhe më gjerë, Bashkësia Fetare Islame në vitin 2013 themeloi Agjensionin për Standardin Hallall, si një sektor të rëndësishëm në kuadër të Rijasetit të BFI-së,  përmes së cilës shoqëria në këtë vend do të ketë mundësi që mbarë prodhimet dhe produktet të licencuara me “Hallall”,  t’i konsumoj duke mos pat frikën nga ndonjë ndalesë ( haram) fetare.

Prodhimi “Hallall” sot nuk kufizon vetëm në prodhimin e ushqimeve, restorantet, dyqanet e vogla, por ai ka marrë një koncept më të gjerë si kozmetikën, farmaceutikën, mjekësinë, bio-teknologjinë, turizmin, transportin, financën, modën e televizionin.

Andaj, me implementimin e këtij standardi ofrojmë shëndet jo vetëm për komunitetin mysliman por edhe për komunitet tjera gjegjësisht ithtarëve të feve tjera, sepse Standarti Hallall është kontabël me të gjithë standardet tjera ndërkombëtare si ISO dhe HACCP dhe nuk bie në kundërshtim me asnjë rregull të feve qiellore.

Aktualisht vendi ynë disponon me shumë kompani prodhuese dhe importuese të mallrave dhe gjërave ushqimore, por BFI është institucion që kujdeset në të gjitha dimensionet e jetës për anëtarët e saj dhe më gjerë, andaj fillimisht bashkëpunoi me Agjencinë për Hallall standardin nga Bosnja. Me përfundimin e përgatitjes së këtij ekipi për implementimin e standardit u realizua edhe regjistrimi në institucionet shtetërore nga BFI që në vazhdim të fillojë aprovimi i këtij standardi nga BFI në Maqedoni dhe sipas nevojës edhe jashtë saj.

 

Si funksionin Agjensioni?

 

Me themelimin e këtij Agjensioni, BFI-ja do të bënë monitorimin dhe kontrollimin e produkteve të kompanive në bazë të të gjitha normave dhe parimeve të sheriatit Islam. Agjensioni në fjalë ka:

–                      Këshilli verifikues

–                      Këshilli udhëheqës

–                      Këshilli i fetave

–                      Këshilli profesional

–                      Këshilli i Standardeve

–                      Auditor të Hallall Standardit

Stafi në fjalë është i angazhuar që të ndjek të gjitha këto trendet dhe të zbaton normat juridike islame përmes ekipit që del në fushëveprim dhe të njëjtët të konsultuar me këshillin e fetvave për çështje më delikate apo më mirë thënë për çështje të reja dhe për të larguar çdo të paqartë tek konsumatorët.

 

 

 

 

Përfitimet nga Certifikimi me Hallall Standard, një sistem i menaxhimit të cilësisë

 

–  Është një vlerësim i njohur ndërkombëtar

– Certifikimi me Hallall është kërkesë e përditshme e vet qytetarëve,

– Rrit besueshmërinë e konsumatorëve, partnerëve dhe palëve të tjera të interesuara që influencojnë në mbarëvajtjen e biznesit,

– Tërheq investime të reja dhe ul barrierat e tregut,

– Procese të qëndrueshme, efikase dhe një sistem që funksionon normalisht,

– Mundësitë e biznesit do të rriten, sepse ju do të keni përparësi në futjen në treg e cila do t’ju diferencojë nga bizneset e tjera.

– përmirësimin e cilësisë së punës të secilit.

 

Çfarë kërkohet për certifikimin me Standardin Hallall

 

– Kërkesë nga kompania për implementimin e Standardit Hallall ( e cila mund të sigurohet në këtë link)

– Identifikimi i kërkesave të Hallall Standardit dhe si do aplikohen ato në kompaninë e interesuar.

– Hartimi i objektivave të cilësisë dhe se si përshtaten në aktivitetin e kompanisë.

– Hartimi i një politike të cilësisë të dokumentuar duke treguar se si këto kërkesa përmbushen.

– Komunikimi dhe njoftimi për të gjithë personelin e kompanisë për këtë sistem.

– Vlerësimi i politikës se cilësisë, objektivat dhe më pas u jepet prioritet kërkesave për tu siguruar që ato përmbushen.

–  Identifikimi i limiteve te sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe ndërtimi i procedurave të dokumentuara ashtu siç kërkohet.

– Sigurohemi që këto procedura janë të përshtatshme dhe respektohen.

– Pasi të implementohen, nevojiten të kryhen auditime të brendshme për tu siguruar që sistemi punon në mënyrë të përshtatshme.