Agjencioni për Standardin Hallall organizoi trajnim për Hallall-tajjib produkte

Në Medresenë “Isa Beu” u mbajt trajnim për auditor intern të kompanive të vendit që implementojnë Standardin Hallall

DSC_9246_1024x683

Muhamer Veseli: “Standardi Hallall nuk nënkupton një lutje apo ritual fetar që duhet të kryhet vetëm nga person fizik fetar, por është një proces zinxhiror që duhet implementuar që nga baza fillestare deri tek produkti dhe shërbimi final”

Këto ditë, në shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë- Shkup, u mbajt një trajnim për hallall produkte, organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Standardit Hallall pranë Bashkësisë Fetare Islame në RM, në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Hallall në Turqi GIMDES, nën patronatin e Organizatës Botërore të Hallallit me seli në Stamboll.

DSC_9277_1024x683

Me këtë rast, të pranishmit në këtë trajnim, përfaqësuesit e kompanive të Maqedonisë që implementojnë Standardin Hallall, u përshëndetën nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe nga Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi. Në fjalën e vet përshëndetëse efendi Rexhepi që në fillim vlerësoi lart punën e Agjencionit për Standardin Hallall, duke shprehur mirënjohje sidomos për organizimin e këtij trajnimi me përmasa ndërkombëtare. Më tej, efendi Rexhepi nënvizoi se të gjithë ata kompani që implementojnë këtë Standard, në fakt u krijojnë mundësi vetes për pjesëmarrje në tregjet e ndryshme edhe jashtë vendit dhe me produktet e tyre kualitative mund të depërtojnë në tryezën edhe të mbi dy miliardë konsumatorëve në botë. Reisul Ulema i BFI-së shprehu konsideratë të veçantë për Organizatën Botërore për Hallall nën patronatin e së cilës mbahet ky trajnim.

Ndërsa Ministri i Ekonomisë theksin e vet e vuri mbi rëndësinë e këtij trajnimi në drejtim të shkëmbimit të përvojave lidhur me mundësitë e ofruara nga zbatimi i standardit Hallall, sidomos në drejtim të përmirësimit të aftësisë konkurruese të kompanive dhe performancës në tregje të reja. Veç të tjerash Ministri Kuçi informoi se Ministria e Ekonomisë ka filluar të subvencionojë kompani që implementojnë standardin Hallal që nga viti 2013. “Më duhet të shpreh mirënjohje për Agjencionin për Standardin Hallall e cila ka arritur të organizojë një trajnim si ky me përmasa ndërkombëtare e nën patronatin e Organizatës Botërore për Hallall”, tha ministri Kuçi.

Në fjalën e vet të rastit, drejtori i Standardit Hallall, Muhamer Veseli theksoi se kur përmendet fjala Hallall Standard, shpesh herë mendohet në mishin dhe në prodhimet e mishit. Megjithatë, Hallall Standardi përfshinë jo vetëm industrinë e gjithëmbarshme ushqimore siç janë: qumështi dhe prodhimet e qumështit, gruri dhe prodhimet e tij, prodhimin e mjaltit, prodhimin e ujit të pijshëm dhe tjerë, por përfshinë edhe industrinë kimike, farmacinë dhe kozmetikën, industrinë e lëkurës, pastaj sektorin e ndërtimtarisë, sektorin e shërbimeve siç janë sistemi bankar, ai hotelerik, sektorin e turizmit, sektorin e modës etj.

foto 2

“Standardi Hallall nuk nënkupton një lutje apo ritual fetar që duhet të kryhet vetëm nga personi fizik fetar, por është një proces zinxhiror që duhet implementuar që nga baza fillestare deri tek produkti dhe shërbimi final”, tha Veseli, për të vazhduar: “Standardi Hallall nënkupton që kompanitë përkrah interesit të tyre social, ekonomik dhe material kanë edhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve të tyre të cilët kanë të drejtën e të qenurit në dijeni dhe të kenë njohuri të mjaftueshme për përbërjen e elementeve të prodhimit që ofrohen në treg. Kompanitë që implementojnë standardin hallall dhe konsumatorët duhet të konsiderohen si partnerë në mes tyre dhe pjesë e familjes së përbashkët. Agjencioni për Hallall që është themeluar nga Rijaseti i BFI-së, më vitin 2013, dseri më sot ka çertifikuar 47 kompani të vendit, duke nënshkruar 61 marrëveshje në sferën e industrisë ushqimore dhe thertore.”

foto 3

Para të pranishmëve, nga ana e Murat Sajin u lexua fjala përshëndetëse e Dr. Husein Kami Bujukozer, Kryetar i GIMDES dhe WHC (Organizatës Botërore për Hallall), i cili duke i përshëndetur Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, Ministrin e Ekonomisë, Driton Kuçin si dhe drejtorin e Agjencionit për Standardin Hallall, Muhamer Veselin, veç të tjerash, duke uruar që ky trajnim të jetë në shërbim të të gjithë të të interesuarve përt implementimin e Standardit Hallall, thekson se: “Sot, në këtë trajnim që mbahet nën organizimin e Agejncionit për Standard Hallall, përfaqësuesit e kompanive do të njohtohen me parimet bazë si dhe me njohuritë elementare që kanë të bëjnë me Standardin Hallall.” Më pastaj, në letrën e vet përshëndetëse doktor Bujukozer nënvizon se “ Feja Islame në të gjitha sferat e jetës ka vënë rregulla të posaçme. Për zhvillimin e jetës së njeriut ushqimi paraqet nevojën më elementare. Feja Islame edhe në sferën e ushqimit dhe të prodhimeve ushqimore ka vënë rregulla të posaçme. Meqë myslimanët anekënd botës janë të obliguar që të kenë njohuri mbi parimet e përgjithshme islame, është shumë e rëndfësishme që ata të kenë njohuri edhe mbi parimet e të ushqyerit si dhe mbi përbërjen e ushqimeve të cilët ata i konsumojnë ditë për ditë”, ka nënvizuar Krtyetari i Organizatës Botërore për Hallall, dr. Bujukozer.

foto 4

Ky trajnim u zhvillua nga dy përfaqësues të Institutit për Hulumtime Hallal në Turqi, Murat Sajin, një ndër ekspertët e veçuar të Standardit Hallal si dhe, Mustafa Meral, po ashtu njohës i spikatur i këtij Standardi.

Në fund të konferencës u dhanë mirënjohje për pesë kompanitë e para që zbatuan standardin Hallall në Maqedoni si për: UKA Komerc, Alkaloid, P.I.C.O.co, MAMAS, dhe MAKPROGRES. Po ashtu, u shpërndanë mirënjohje edhe për Ministrin e Ekonomisë, z. Driton Kuçi si dhe për Kryetarin e GIMDES dhe Organizatës Botërore për Hallall, dr. Husein Kami Bujukozer. Pas kësaj u shpërndanë edhe çertifikata për Auditorë internë të kompanive që implementojnë Standardin Hallall e që ishin 72 përfaqësues nga 32 kompani.

foto 1

Comments are closed.