[:al]Agjencia për Hallall Standard trajnon kuadro të reja[:]

[:al]Të shtunën, më 24.03.2018 në Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame u mbajt trajnimi për auditor intern të kompanive që kanë implementuar ose janë në fazën përfundimtare të implementimit të Standardit Hallall.
Pas përfundimit të trajnimit, u mbajt një konferencë shtypi për mediumet dhe aty u bë edhe ndarja e certifikatave për 21 auditor intern si dhe u ndanë certifikata për 3 kompani të reja që kanë përmbushur kriteret e Standardit Hallall.
Në emër të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Standardit Hallall, Muhamer ef. Veseli, i cili tha se standardi hallall dita ditës po merr përmasa më të mëdha, dhe se interesimi është gjithmonë më i lartë, si tek kompanitë prodhuese ashtu edhe tek konsumatorët.
Në emër të Ministrisë së Ekonomisë, të pranishmit i përshëndeti z. Naim Vrenezi, i cili fillimisht falënderoi Ekselencën e tij Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, për mbështetjen e tij të permanente, i cili gjithmonë ka tregtuar gatishmëri për bashkëpunim dhe i ka përkrahur iniciativat e tilla, ku si tregues më i mirë janë rezultatet e deritanishme të këtij bashkëpunimi.
Të pranishmëve u drejtua edhe përfaqësuesi i Këshillit Botëror për Hallall Standard i cili para të pranishmëve dhe mediumeve lexoi letrën e Drejtorit të GIMDESH, Dr. Husejin Kami Bujukozer, i cili falënderoi Bashkësinë Fetare Islame për këtë trajnim dinjitoz dhe mes tjerash shtoi se: “Është një përgjegjësi e madhe për Agjencinë e Standardit Hallall, të japi Hallall Cetigikata, Për atë që bën, do të jep përgjegjësi drejt për drejt tek Allahu Fuqiplotë. Për ti kthyer dy miliardë myslimanë në vetëdije të pastër dhe të qartë, me qëllim që të bëhen një shoqëri e fortë, ata duhet ta bëjnë Hallallin pikësynim të jetës së tyre dhe të ushqehen me prodhime dhe ushqime të pastra.”

[maxgallery id=”8535″][:]

Comments are closed.